E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon më mirë

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 10:17

(E plotësuar) Në një konferencë për shtyp të mjekut Ilham Elmaci, është thënë se Tatlises ka reaguar më mirë ndaj terapisë dhe gradualisht po kthehet në jetë.

Elmaci ka folur edhe për spekulimet se Tatlises do të mbetet i paralizuar duke thënë se Tatlises nuk do të këtë probleme fizike nëse arrin të operohet.

“Ai mund të këtë humbje të fuqisë, por nuk mendoj se do të këtë probleme fizike. Qëllimi yni kryesor është që ta nxjerrim nga gjendja kritike. Pastaj do të planifikojmë se si t’i rregullojmë funksionet e trupit, gjë që do të marrë një vit”, ka thënë Elmaci.

Ai e ka bërë të qartë se regjioni i turit që është dëmtuar nuk përfshin funksionet e të folurit, që do të thotë se Tatlises nuk do ta këtë vështirë që ta ruajë zërin e tij të famshëm.

Përkeqësohet gjendja e Tatlises

Mediat në Turqi kanë lajmëruar sot se gjendja e Ibrahim Tatlises është përkeqësuar në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas mjekut të spitalit, Ilham Elmaci pritet që sot të dihet saktësisht se si do të reagoj ai ndaj mjekimit, përderisa ka thënë se plagët në kokë janë shumë serioze dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar në orët e mëngjesit.

Sipas tij, mjekët janë duke u lutur që ai të reagon më mirë ndaj mjekimit dhe të luftoi për jetë, pasi që dy orët e fundit nuk ka reaguar si duhet dhe se për momentin ata nuk mund të futen në operacion pasi që gjakderdhja në tru është shpërndarë më shumë.

Nëse nuk rikthehet Ibrahim Tatlises pritet që të ndërroi jetë së shpejti.

Mbrëmë ishte shkruar se Tatlises edhe nëse shpëton do të paralizohet dhe do të mbetet invalid gjatë tërë jetës se tij.

Tatlises (58) sapo kishte lënë zyrën e tij private të televizionit Beyaz dhe ishte bashkë më zëdhënësen e tij kur është sulmuar natën e së dielës.

Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Tatlises është qëlluar nga armë zjarri të tipit kallashnikov. 11 plumba kanë depërtuar në makinë, prej të cilëve njëri ka qenë fatal duke e goditur në kokë.

“Për momentin do ta vëmë trurin e tij në gjumë dhe mandej nga analizat do të shikojmë se a mund të shpëtohet, apo jo. Nëse shpëton, Tatlises do të jetë invalid”, tha një mjek për një media turke.

Mjekët janë duke e trajtuar këngëtarin e muzikës popullore në spitalin Maslak Acibadem dhe kanë thënë se këngëtari është goditur në tru dhe ka gjakderdhje pikërisht në tru. Zëdhënësja e tij thuhet se është mirë pas operimit në mjekër.

Ibrahim Tatlises ka incizuar më shumë së 30 albume dhe ka aktruar në një numër të madh të filmave. Ai është po ashtu krijues dhe prezantues në një emision televiziv.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›