Dinaket

Kaloresia e rende normane i theu vijat e mbrojtjes bizantine duke siguruar fitoren qysh ne fillim te betejes. Ajo qe mbeti nga ushtria e shpartalluar mberriti se bashku me perandorin ne Oher nepermjet rruges Egnatia. Qe ketu Perandori urdheroi qe Durresi te vazhdonte te mbrohej dhe komanden ja besoi komandantit shqiptar te Arbanonit ne vend te Gjergj Paleologut i cili pas disfates se ushtrise bizantine nuk mundi te kthehej ne Durres Historia e Popullit Shqiptar. Vell I. Tirane 2002. f. 225. Pas suksesit te drejtperdrejte mbi Aleks Komnenin Robert Guiskardi e shtrengoi rrethimin ndaj qytetit brenda te cilit tashme ishte prishur raporti i forcave...
1
Normane jane quajtur vikinget qe u vendosen ne Francen e veriut ne vitin 911 kur princi i tyre Rolf mori leje nga mbreti francez Sharli i thjeshte per te banuar ne grykederdhjen e lumit Sena Vikinget. Tirane 1990. f. 21. Emri norman nuk ishte vecse perkthimi i fjales angleze nord-man qe do te thote njerez te veriut.
Si vasale te mbretit te Frances normanet krijuan Dukatin e Normandise pranuan krishterimin dhe me ane te lidhjeve martesore u perzjene me francezet. Megjithate ata ruajten karakterin e luftetareve vikinge dhe ambicjet per pushtime. Treguesi me i qarte i ketij tipari do te shihej tek veprimtaria e dy pinjolleve me tipike te kesaj race Vilhelm Pushtuesit dhe Robert Guiskardit.
Vilhelmi qe trashegoi nga i ati titullin ju premtua froni i Anglise nga vete mbreti Eduard rrefyesi per ta marre ate pas vdekjes se ketij te fundit. Por kur Eduardi vdiq ne vitin 1066 froni anglez u uzurpua nga Haroldi konti i Ueseksit.
Kjo gje beri qe Vilhelmi duke u bazuar tek testament i Eduartit te zbarkonte ne Angli. Pasi e theu Haroldin ne betejen e Hastingut ai pushtoi gjithe vendin duke marre edhe epitetin pushtuesi.
Zhvillimi i ngjarjeve vijoi me hyrjen e Vilhelmit ne Londer ku u shpall Mbret i Anglise ne 25 dhjetor 1066. Me endrren dhe ambicien per te krijuar nje mbreteri si Vilhelmi edhe Robert Guiskardi dinaku shfrytezoi konfliktin qe kishte Papa i Romes me Bizantin ne Italine e jugut. Megjithese prania normane ketu nisi fare rastesisht. Do te ishin vecse 40 kalores normane qe ktheheshin nga Jeruzalemi ku kishin qene per pelegrinazh te cilet fare papritur shpetuan ne vitin 1016 Salernon te rrethuar nga arabet saracenene Karl Grinberg. Historia Boterore dhe Qyteterimi. Vell. IV. Tirane 2004. f. 111. Me pas do te ishte Gjergj Maniaku strategu bizantin i Italise se jugut i cili i ftoi ata si mercenare per te debuar arabet nga Sicilia Jean Richard. La grande storia delle crociate. vol I. F. 73. Por keta mercenare u zhvendosen ne nje mase te madhe nga Normandia per ne jug te Italise duke krijuar disa koloni ushtarake. Shume shpejt normanet u shnderruan nga mercenare ne pushtues. I tille ishte edhe Robert Guiskardi themelues i dinastise normane Altavila.
Ne krye te nje force ushtarake ai zbarkoi ne Itali dhe ne vitin 1071 e theu Bizantin duke e debuar perfundimisht nga ky territor. Pas kesaj fitore Roberti u shpall sundimtar i zoterimeve te Italise se jugut me titullin Duka i Apuljes.
Por cili ishte ky personazh aq i lakuar edhe ne Historine e Shqiperise
Ai nuk ishte tjeter vecse nje kalores tipik norman nje njeri ambicioz dhe energjik i cili jetoi ne vitet 1013-1085. Roberti ishte njekohesisht edhe nje nga strateget e medhenj te kohes se tij. Historiania bizantine Ana Komneni e quajti ate Nje luftetar te madh . Gjate veprimtarise se tij ushtarake ai mundi perandorin bizantin Aleksin I Komnen dhe me pas perandorin gjerman Henriku IV te cilin e deboi nga Roma ne vitin 1084.
Me idene per ta shtrire shtetin e tij te ri drejt Lindjes ku synonte Kostandinopolisin Roberti ju drejtua fillimisht brigjeve shqiptare se bashku me te vellane tjeter Roxherin. Ne kete fushate nje rol te rendesishem do te luante edhe i biri Boemundi nje tjeter personazh i famshem i Kryqezates se pare.
Si pretekst i fushates antibizantine sherbeu fejesa e vajzes se Robertit Helenes me Kostandinin te birin e perandorit bizantin Mihal VII Dukas 1071-1078. Mihali u rrezua nga froni ne vitin 1078 nga Aleks Komneni dhe familja e tij perfshire edhe normanen Helene u burgos ne Kostandinopolis. Ne keto kushte Roberti shfrytezoi rrethanat dhe i shpalli lufte Bizantit per tu hakmarre ndaj fyerjes qe ju be se bijej si dhe per te rivendosur ne fron krushkun. Ne kete fushate ai angazhoi 30 000 ushtare dhe nje flote prej 150 anijesh Zh. K. Faverial. Historia e Shqiperi. Tirane 2004 f. 180. Ne vijim te kesaj fushate Boemundi zbarkoi ne Pulja ne Vlore dhe pas saj pushtoi me radhe Kaninen Orikumin Butrintin dhe Gllavinicen Bylisin. Ndersa pjesa tjeter e flotes nen drejtimin e Robertit u nis nga Brindizi dhe u taku ne Butrint me trupat e Boemundit. Qe ketu kembesoria nen drejtimin e Boemundit dhe Flota nen drejtimin e Robertit u nisen drejt Durresit bastionit kryesor te Bizantit ne Adriatikun lindor. Gjate rruges prane kepit te Gjuhezes ne Karaburun Flota normane u godit nga stuhia dhe nepermjet Vjoses u strehua ne Gllavinice ku u bashkua me pjesen tjeter te ushtrise. Pas disa ditesh qendrimi nisi edhe fushata ndaj Durresit Ana Comnena. Alexias. Vol II Bonae 1839 f. 180-200.
Ky qytet konsiderohej per bizantin aq i rendesishem saqe te gjithe strateget qe kishin qene ne krye te tij ishin njerez me lidhje te aferta farefisnore me perandorin Aleks Komnen thekson autorja angleze Averil Kameron tek libri i saj Bizantinet.
Normanet e rrethuan qytetin i cili mbrohej nga nje garnizon i drejtuar nga duka Gjergj Paleologu i cili refuzoi oferten e dorezimit te Durresit tek Roberti. Perpara nisjes se sulmit norman ne ndihme te Durresit erdhi nje flote venedikase prej 59 anijesh e drejtuar nga vete dozhi Domeniko Silvio R. Cessi. Storia della republika di Venezia Vol I Milano 1946 f. 122. Perpara Durresit fillimisht u zhvillua beteja midis dy flotave ku venedikasit e thyen floten normane. Me gjithe humbjen rrethimi mbi qytetin vazhdoi ndersa Bizanti i ndergjegjshem per rendesine e ketij qyteti dergoi kunder nornaneve nje ushtri te konsiderueshme prej 70 000 trupash. Por meqenese ajo nuk arriti te bente diferencen vete perandori Aleks Komneni u nis nga Kostandinopolisi me trupa te tjera. Sipas historianes Ana Komneni vajzes se Aleksit e cila shkroi per lufterat e te atit librin historik Aleksiada perandori Aleks sapo mberriti ne Durres thirri keshillin e luftes per te perpunuar planin e ndeshjes me Robertin. Ne debatet e zhvilluara midis strategeve duka Gjergj Paleologu u shpreh kunder ndeshjes me normanet dhe propozoi nje strategji mbrojtese ndersa komandantet e tjere te Aleksit si Kostandin Porfirogjeneti Niqifor Sanadino Leon dhe Niqifor Diogjeni kembengulen qe Robertit ti ofrohej nje beteje e hapur jashte mureve te Durresit. I nxitur nga ky grup dhe nga ideja e nje triumfi te shpejte perandori Aleks Komneni e pranoi kete plan. Beteja midis dy ushtrive u zhvillua ne 18 tetor 1081 prane Durresit ku Robert Guiskardi e theu ushtrine bizantine duke kapur si trofe edhe cadren perandorake.
Kaloresia e rende normane i theu vijat e mbrojtjes bizantine duke siguruar fitoren qysh ne fillim te betejes. Ajo qe mbeti nga ushtria e shpartalluar mberriti se bashku me perandorin ne Oher nepermjet rruges Egnatia. Qe ketu Perandori urdheroi qe Durresi te vazhdonte te mbrohej dhe komanden ja besoi komandantit shqiptar te Arbanonit ne vend te Gjergj Paleologut i cili pas disfates se ushtrise bizantine nuk mundi te kthehej ne Durres Historia e Popullit Shqiptar Vell I Tirane 2002 f. 225. Pas suksesit te drejtperdrejte mbi Aleks Komnenin Robert Guiskardi e shtrengoi rrethimin ndaj qytetit brenda te cilit tashme ishte prishur raporti i forcave. Pas betejes ne Durres kontrollin e qytetit e moren kolonistet e Amalfit dhe Venecias qe jetonin ketu te cilet ja dorezuan qytetin Robertit. Ne 8 shkurt 1082 Roberti u fut ne Durres duke u bere zot i tij. Por ndryshimi i politikes nderkombetare beri qe ai te mos qendronte gjate ketu. Sulmi qe perandori gjerman Henriku IV aleat i Bizantit te ndermerrte mbi Romen beri qe Roberti pasi la ne Durres si mekembes Boemundin te zhvendosej me pjesen me te madhe te trupave ne Itali.
Nderkohe qe Roberti thyente dhe debonte nga Roma Henrikun IV Aleks Komneni perfitoi nga situata. Ai shfrytezoi revolten e ushtareve normane qe nuk ishin paguar dhe nisi sulmin ndaj Boemundit. Duke kombinuar veprimet ushtarake me parate Aleksi arriti ta rimerrte Durresin
Ashtu sic e thekson edhe Faveriali ne librin e tij Historia e Shqiperise se keto lajme te keqija e trishtuan Robertin por nuk e dekurajuan ate. Ne krye te trupave te reja ai u nis perseri ne Shqiperi. Ne vitin 1084 strategu I paepur norman erdhi perseri per te rimarre territoret e pushtuara ne fushaten e pare si dhe per tu hakmarre per humbjen e Durresit. Me nje ushtri te fuqishme dhe te stervitur ne lufterat me bizantinet dhe gjermanet ai zbarkoi menjehere ne Vlore i shoqeruar perseri nga Roxheri dhe Boemundi A. Comnena Alexias Vol I Lib VI 5 f. 193-197. Pasi la aty nje garnizon ushtarak Roberti e drejtoi ushtrine drejt Durresit dhe Butrintit te cilat i rimori shume shpejt. Me pas ne Butrint u perqendruan forcat kryesore te normaneve ku flota dhe kembesoria nisen pergatitjet per fushaten e re kunder Korfuzit dhe ishujve joniane.
Sipas kronistit norman Gulielmit te Apuljes flota normane e perbere prej 120 anijesh theu prane ishullit te Qefalonise flotat e bashkuara veneto-bizantine. Por fati kete radhe do te ishte ne anen e Bizantit sepse ushtria normane u perfshi nga nje epidemi murtaje ne menyre te papritur nga e cila vdiq edhe Robert Guiskardi pikerisht nje dite pas fitores.
Duke perfituar nga kjo ngjarje perandori bizantin Aleksi Komnen i sulmoi normanet pergjate gjithe bregdetit duke i debuar ata perseri nga Shqiperia.
Keshtu perfundoi aventura e fundit ushtarake e Robert Guiskardit te cilit bashkekohesit i kishin vendosur edhe epitetin dinaku.
2
Boemundi ishte djali i madh i Robert Guiskardit dhe mbante titullin Princ i Tarentit. Ai njihej nga miqte e afert me pseudonimin Sanisko dhe ishte padyshim nje ushtarak guximtar dhe i talentuar. Ana Komneni theksonte se fama e tij ishte e tille sa qe i tmerronte te gjithe ata qe e kishin perballe. Ndersa Karl Grimberg e pershkruan si nje personazh bjond me trup te fuqishem qe nga ambicja dhe dinakeria nuk binte aspak poshte nga babai i famshem K. Grinberg Historia dhe Qyteterimi F. 182.
Boemundi mori pjese ne te gjitha fushatat e te atit Robertit. Pas vdekjes se tij ai u shpall trashegimtar i zoterimeve normane te Italise se jugut duke vazhduar politiken e pushtimeve qe synonin kuroren perandorake te Bizantit. Por Boemundi mori pjese aktive edhe ne Kryqezaten e Pare. Emri i tij renditej krahas kaloresve me te shquar te Perendimit si Godfrid Buljonit Rajmondit te Tuluzes Bonifacit te Monferratos Robertit te Normandise etj. G. Ostrogorski Histori e Bizantit Tirane 1997 f. 258.
Ashtu sic kishte vepruar edhe here te tjera Boemundi i shoqeruar nga kusheriri konti Tankred i quajtur ndryshe edhe Akili i kryqezates K. Grinberg f. 182 kaluan se bashku Otranton dhe zbarkuan ne jug te gjirit te Vlores ne vendin e quajtur Kaballon ndoshta prane Tragjasit te sotem. Ana Komneni nuk e ekzagjeron kur thote Ushtria e tij ne numer ja kalonte cdo ushtrie tjeter te kryqtareve Alex Lib X 8 f. 81-85. Kete fakt e perforcon edhe Karl Grimberg kur thote Normandia dhe jugu i Italise do te ofronte nje numer te madh luftetaresh saqe shume shpejt kryqezata do te merrte karakterin e nje ekspedite te vikingeve te krishtere Historia dhe qyteterimi f. 182. Prej ketu ai mberriti ne Vlore dhe nepermjet deges jugore te rruges Egnatia qe ne mesjete quhej rruga mbreterore u nis drejt Kostandinopolosit. Udhetimi i Boemundit ashtu si dhe ai i kryqtareve te tjere qe kaluan neper Shqiperi u ndoq me shqetesim nga perandori bizantin Aleksi I Komnen i cili u kujdes qe te mos konfrontohej me forcat kryqtare te Perendimit. Fillimisht ai i bindi kreret qe kundrejt ndihmes ne pajisje ushtarake dhe ushqime ti jepnin atij besnikerine dhe ti dorezonin territoret e pushtuara G. Ostrogorski Histori e Bizantit f. 258-259. Me shume diplomaci Aleksi nxitoi ti percillte ata drejt Jeruzalemit.
Ne vitin 1097 kryqtaret u moren turqve selxhuke Nikene dhe sipas marreveshjes ia dorezuan ate Bizantit. Po kete vit erdhi suksesi i dyte kur u pushtua Antiokia kryeqendra e Sirise e cila i duhej dorezuar Bizantit. Por nje gje e tille nuk ndodhi sepse ne krye te saj u vendos armiku i vjeter i Aleksit Boemundi i Tarentit i cili themeloi Principaten e Antiokise duke nisur ne historine e kryqezatave dominimin e Sirise franke ne vitet 1098-1107. Duke qendruar ne krye te saj Boemundi nisi ne vitin 1099 lufterat kunder Bizantit dhe selxhukeve. Nuk kaloi shume kohe dhe ne gusht te vitit 1100 strategu norman kapet rob nga emiri selxhuk Maliq Gaziu Jean Richard La grande storia delle crociate Vol I Roma 1999 f. 208. Pasi u lirua ne saje te nje shperblimi te majme Ostrogorski f. 260 Boemundi u rikthye perseri ne krye te principates se Antiokise. Por tashme situata politike kishte ndryshuar dhe me humbjen e mbeshtetjes ushtarake te kryqtareve ai nuk mund te luftonte njekohesisht ne dy fronte kunder Bizantit dhe turqve selxhuke. I ndodhur ne keto kushte Boemundi vendosi te kthehej ne Itali. Ai ia la principaten Tankredit dhe vete mori rrugen e kthimit duke sajuar nje tjeter episod te paimagjinueshem ne terheqjen ushtarake te cilen historiani bizantin Joan Zonara pa e fshehur urrejtjen per te e quan ne vepren e tij Shkurtore te historise I vdekuri qe binte ere.
Per te pasur nje kthim pa probleme dhe te shpejte Boemundi luajti rolin e te vdekurit dhe u fut ne nje arkivol te sajuar enkas me brima per te bere te mundur ajrosjen Faverial f. 187. Me kete rreng ai kaloi pa problemin me te vogel territoret e Bizantit duke mberritur ne Itali per te rinisur nje fushate te re.
Menjehere pas mberritjes ai i kerkoi ndihme papes dhe mbretit te Frances se i nevojitej nje ushtri kryqtare per te luftuar kunder Bizantit dhe selxhukeve. Me mbeshtetjen e Papes ai realizoi nje aleance me mbretin e Frances duke u martuar me Kostancen te bijen e mbretit Filip I.
Ushtria qe Boemundi grumbulloi ne France dhe Itali u nis nga Bari dhe zbarkoi ne Vlore ne 9 tetor 1107 J. Richard f. 213 dhe qe aty ju drejtua perseri Durresit fushaten ndaj te cilit Ana Komneni na e pershkruan keshtu Vlora Jeriho Oriku dhe Kanina Paten si mbrojtes vigjilent Mihail Kekaumenin kurse Petrela Aleksander Kabasilen njeri i gatshem me ushtare e kembesore te perzier... Dibren e mbronte me nje force te konsiderueshme Leon Nikeriti. Eustath Kamicit perandori i ngarkoi te mbronte ngushticat ne Arbanon ndersa Aliati qe ruante Gllavinicen me trupa te zgjedhura zbriti ne fushe per lufte ose per te vezhguar ndonje pozicion ne ndonje vend. Dhe papritur e takojne ate disa burra kelte normane trima dhe te mbrojtur nga koka ne kembe te cilet u ndane ne dy pjese...
Ndersa per luftimet e metejshme midis ushtrive normane dhe bizantine kur epersia kaloi nga ana e Bizantit A. Komneni pohon Boemundi e shikonte gjendjen shume te rende pasi goditej edhe nga deti edhe nga toka keshtu ai shkeputi nje ushtri te mjaftueshme dhe e dergoi ne qytetet qe ndodheshin nga ana e Vlores Jerihos dhe Kanines te cilat i plackiti. Por edhe Kantakuzeni komandanti bizantin nuk neglizhonte. Ai dergoi kunder normaneve Beroitin me nje ushtri te afte per lufte. Beroiti i zuri ata ne befasi dhe i shkaterroi anijet e Boemundit duke i djegur ato. Dhe kur normanet e lodhur u shtrine buze Vjoses per te pushuar pak Kantakuzeni i gjeti ne te gdhire te dites dhe i sulmoi pernjeheresh duke zene prej tyre shume rober. Te gjithe kontet roberit i percolli tek perandori ndersa vet u ngjit ne Tomor Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek. X-XV Tirane 1975 f. 120-124.
Gjate fushates se Boemundit ne Gllavinice vdiq edhe ushtaraku norman nenduka Robert Monfort ose Roberti i Vieux-Pontit i cili erdhi nga Anglia per tu bashkuar me Boemundin. Ne vitin 1918 arkeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi pllaken e gurit te varrit te tij mbi te cilin kopjoi epitafin qe e publikoi ne vepren e tij Muzakhia und Malakastra botuar ne Vjene ne vitin 1922.
Mbishkrimi mbi varrin e kaloresit Robert eshte bere me 14 vargje ne forme poezie. Roberti ka vdekur ne Gllavanice ne 20 shtator 1108 i vrare ne ngjarjet e pershkruara me siper. Per varrin e tij eshte perdorur pllaka ne te cilen me pare ishte shkruar dikur mbishkrimi ne greqisht qe deshmonte shnderrimin e mbretit te Bullgarise Boris dhe popullit te tij ne fene kristiane. Gurgdhendesi norman qe realizoi epitafin e varrit te sendukes Robert nuk dinte greqisht. Ai pa ditur se ckuptim kishte mbishkrimi i pare me shpejtesi shkroi keto vargje.
Ketu eshte varrosur
Robert Monte Forti
I hirshem ne trup
Trim ne arme burre bujar
Nenduke i normaneve
Qe ne krye dhe mbi te gjithe luftetaret e Anglise
Ne moshen me te bukur te rinise
Boten dhe jeten e braktisi
Per te kerkuar varrin e zotit
Ketu vdiq i ri
Kur dielli lindi per te katerten here
Ne yjesine e peshores
Te dhente o Robert
Mbreti i parajses gezimet e veta
I ndodhur ne kushte te veshtira Boemundi i kerkoi paqe Bizantit. Traktati i paqes u nenshkrua ne Kolonje. Sipas tij Boemundi kthehej ne nje vasal te Aleksit te I-re Komnen duke marre persiper te gjitha detyrimet Joan Zonara Shkurtore e historise Vell IV Lib XVIII f. 237-238. Ai do ti dorezonte Bizantit Kilikine dhe Laodikene por do te mbante si zoterim Antiokine. Pas kesaj ngjarje emri I tij nuk do te permendet me ne analet e historise ndersa normanet do te dominojne edhe per 80 vjet te tjera historine politike te Italise se jugut.