E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam me Justinin

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 09:40

Aktorja Mila Kunis ka thënë se ajo nuk është në lidhje me këngëtarin Justin Timberlake. Ajo ka thënë po ashtu se nuk është shkaktare pse ai është ndarë nga Jessica Biel-i.

Pak ditë pasi çifti paralajmëroi ndarjen e tyre, ka pasur shumë spekulime se Timberlake ishte në lidhje me Kunisin – që është edhe kolege e tij në filmin “Friends with Benifits”.

“Mila nuk ka të bëjë asgjë me këtë ndarje”, tha një burim për revistën “People”. “Justin dhe Mila nuk janë në lidhje. Ata janë thjesht shokë, pra nuk janë së bashku”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›