E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 300 zjarre të reja në Rusi

Presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme në 7 krahina të Rusisë, të goditura nga zjarret.

Temperaturat që s’mbahen mend që kanë përfshirë Rusinë gjatë javës së shkuar dhe që ishin shkak i zjarreve, nuk janë ndaluar, kurse meteorologët për sot kanë paraparë në Moskë dhe në rrethinë, temperatura deri në 40 gradë Celsius dhe ulje të dukshmërisë për shkak të tymit në më pak se 1 km.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 323 zjarre të reja, kurse vetëm 24 janë shuar. Krahasim me një ditë më parë, vatrat e zjarrit janë rritur për 68 dhe ato janë shtrirë në 45 mijë hektarë”, ka theksuar ministria për Situata të jashtëzakonshme në sajtin e vet të internetit.

Më shumë se 180 mijë shpëtimtarë janë të angazhuar përmes kësaj ministrie, si dhe 2 000 ushtarë dhe 3 000 policë po luftojnë me zjarrin që është tërbuar në një sipërfaqe mbi 172 mijë hektarë.

Së paku 40 vetë kanë humbur jetën në zjarre, kurse mbi 2 000 kanë mbetur pa shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›