Vriten 5 ushtarë irakianë në sulmin e al-Qaedas

Bagdad, 3 gusht - Militantë të dyshuar të al-Qaedas kanë vrarë në agimin e sotshëm 5 ushtarë irakianë në një pikë kontrolli në Bagdad dhe vendosën flamurin e zi të grupit në vendngjarje, para se të largoheshin, njoftuan zyrtarët.
Sulmuesit arritën me tri vetura dhe përdorën pistoletat me silenciatorë në sulmin në distriktin Mansour, të e banuar kryesisht me popullsi synite.
Sulme të tilla kanë rritur shqetësimet se militantët po shfrytëzojnë me sukses vakuumin politike, gati pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat nuk pati fitues të qartë. Politikanët vazhdojnë të mos pajtohen për formimin e qeverisë së re, meqë pengesa kryesore është emërimi i kryeministrit të ardhshëm.