Grekët rrahën pushuesit serbë

Befkohori, 2 gusht – Marko Filipoviq (28) nga Beogradi, të cilin një grup prej 20 grekësh, që mediet e Beogradit i quajtën huliganë, e kanë rrahur brutalisht në pushimoren Befkohori. Ai është vendosur në një spital në Poligiros dhe jeta e tij nuk është në rrezik. është lënduar nuni i tij, Millosh Stojanoviq (28) nga Nishi.
Markut i janë thyer dy brinjë, por ka edhe shumë hematome të tjera nëpër trup, kurse Milloshi ka marrë lëndime në kokë, ndërkaq automobili i tij, BMW X5 është shkatërruar plotësisht. Shënjestër e sulmuesve, për të cilët fillimisht kishin menduar se ishin nacionalistë shqiptarë, ishin dy të rinj, të cilët rreth orës 3 të mëngjesit po ktheheshin nga një diskotekë. Në ato orë po përlesheshin dy grupe, ndërkaq të sulmuar ishin të rinjtë serbë. Ne u ndalëm të shikojmë ç’po ndodhte, thotë Marku, por edhe ne na sulmuan. Ai pohon për Press se 20 metra larg tyre dy policë po shikonin me indiferencë rrahjen.