E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri midis forcave libaneze e izraelite, 3 të vdekur

Bejrut, 3 gusht – Ushtarët libanezë dhe izraelitë kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, duke raportuar viktima tek të dy palët.

Tre ushtarë libanezë dhe një gazetar vdiq nga zjarri izraelit, deklaruan zyrtarë të paemëruar libanezë, pasi që trupat izraelite kaluan kufirin, raporton BBC.

Izraeli njoftoi se dy ushtarë të saj janë plagosur në një zonë mbrojtëse, por që trupat e saj kanë mbetur në anën e saj të kufirit.

Ky incident është më seriozi që nga konflikti i vitit 2006 midis Izraelit dhe militantëve libanezë të Hezbollahut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›