E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 6 rojtarë të një banke në Afganistan

Kabul, 3 gusht – Sulmues të panjohur, gjatë plaçkitjes së bankës sot në Mazar-s-Sharih, në veri të Afganistanit, kanë varë gjashtë rojtarë duke ia hequr kokat, të punësuar nga një agjenci private.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se rojtarët, para likuidimit, ishin të helmuar nga ushqimi, deklaroi një zyrtar policor.

Sipas të gjitha gjasave, ushqimi i përzier me helm, është sjellë mbrëmë natën në filial, i cili është degë e Bankës së Kabulit, ka raportuar Reuters.

Sipas policisë, plaçkitësit kishin marrë 269 mijë dollarë, në valutën amerikane dhe atë afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›