Mbi 400 biznesmenë nga Deti i Zi mësyjnë në Tiranë

Në fjalën e saj, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, theksoi lehtësitë fiskale që ofron Shqipëria për hapjen e bizneseve.
Ajo bëri një pasqyrë të situatës në vend, duke u ndalur në masat efikase të ndërmarra nga qeveria, që bënë të mundur shmangien e krizës, në një kohë, kur sipas saj, vendi rrethohet nga kriza. "Jemi mbledhur në këtë platformë me qëndrim të veçantë, sepse kemi kuptuar se platforma në të cilën realizojmë partnershipin mes biznesit, ekonomisë dhe politikës, është më efektive", u shpreh Topalli.
Ajo shtoi se janë ulur taksat, duke bërë të mundur që të rritet liria fiskale. "Kemi ulur shumë taksa dhe pastaj kemi vendosur taksën e sheshtë, duke bërë të mundur që të ecim drejt një rritje më të madhe lirie fiskale në vend. Nga viti 1990 deri në vitin 2005 në Shqipëri kishte 35 milionë dollarë investime direkte. Pothuajse asgjë. Por, në vitin 2010 kjo shifër arriti në 1 miliardë dollarë investime të huaja. Besoj, se një ndër shkaqet e inkurajimit ka qënë eliminimi i barrës burokratike dhe ulja e barrës fiskale, liria fiskale. Ne kemi punuar fort në parlament për reformën fiskale, ashtu siç kemi bërë që të kalojnë ligje të rëndësishme si ai "Për koncesionet", "Për shoqëritë tregtare", etj", u shpreh Topalli në punimet e forumit të 2-të të biznesit të PABSEC.
Ndërtesa presidenti i Konfederatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turq (TUSCON), Riza Nur Meral, theksoi se bizneset turke janë të gatshëm të ndërmarrin investime në Shqipëri. “Në Republikën e Shqipërisë ka një stabilitet politik dhe Shteti Shqiptar po përkrah vazhdimisht investimet e huaja. Gjithashtu, këtu ka mundësi të arta për biznesin të gjejë edhe personel të kualifikuar. Do veçoja Kolegjet dhe Universitet Turke të hapura Shqipëri, që me arsimin cilësor, kanë përgatitur dhe vazhdojnë të përgatisin kuadro të aftë në fusha të ndryshme të jetë”, nënvizoi.
Ai shtoi se Zona e Detit të Zi, ka një rritje ekonomike prej rreth 7.3 % dhe sipas tij, është aktualisht zona e dytë me rritje ekonomike më të madhe në botë. “Pavarësisht krizës globale, volumi i shkëmbimit tregtar mes këtyre vendeve dhe Turqisë për vitin 2009 është 33.7 miliard dollarë, për vitin 2010 37.5 miliard dollarë dhe për 10 muajt e parë të 2011 rreth 35.6 miliard dollarë. Në 2010, 17.5% e eksporteve turke ka qenë drejt këtyre vendeve dhe 25.2% e importeve është siguruar nga këto vende. Synimi i radhës për Turqinë është që të arrijë deri në 100 miliard dollarë volumin e shkëmbimeve tregtare me këto vende”, theksoi ai. /Start/
2011-11-21 14:44