E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te luash ndryshe me topin

Eshte koha per t'u zgjuar dhe per t'u stervitur sa me shume! Tashme te gjithe sportistet nga Shqiperia dhe Kosova qe aplikojne futbollin e stilit te lire do te kene shansin te bejne emer ne fushen e futbollit stili i lire. Kontrolli mbi topin, kreativiteti dhe stili jane kriterit baze te suksesit. 3 minuta, 2 lojtare, 1 top - keto jane rregullat e konkurrimit ne Red Bull Street Style. Ne 2008, 45 shtete nga e gjithe bota derguan fituesit respektive ne Finalen Boterore te Red Bull Street Style ne Brazil. Ky kampionat po merr permasa gjithmone e me te medha, duke zhvilluar qindra etapa kualifikuese ne shume shtete te botes, per te arritur ne aktivitetin final, ku me te miret do te mblidhen per te shpallur Kampionin e Botes ne Afriken e Jugut, ne prill 2010.
Red Bull Street Style per here te pare do te zhvillohet edhe ne Shqiperi ne datat 27 dhe 28 janar 2010, me pjesemarrjen e konkurrenteve nga Shqiperia dhe Kosova. Kete vit, finales se madhe te ketij aktiviteti ne Afriken e Jugut, do t'i bashkohet edhe nje perfaqesues nga Shqiperia. Deri tani jane regjistruar rreth 40 sportiste nga Tirana, Vlora, Shkodra, Pogradeci, si dhe nga Kosova te cilet do te mblidhen se bashku per te perzgjedhur me te mirin, i cili do te perfaqesoje vendin tone ne Boterorin e Afrikes se Jugut.

Rregullat e konkurrimit:
1 top
2 lojtare
3 minuta

Elementet qe vleresohen gjate konkurrimit jane:
1. aftesite teknike (kontrolli mbi topin)
2. stili
3. kreativiteti

Aftesite teknike - aftesia per te zoteruar topin, menyra sesi topi krijon kontakt me trupin pa perdorur duart

Stili - levizjet me top, lirshmeria e levizjeve me top, ritmi, kombinimi i kercimit me levizjet e topit

Kreativiteti - aftesite e secilit per te krijuar numra sa me te vecante dhe per te qene sa me unik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›