Mbi 500 fëmijë shqiptarë dhe të huaj, spektakël në sheshin “liria”

Në skenën e ngritur para pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku spikaste porta dekorative e vëllazërimit “Golden Gate”, mbi 500 nxënës të moshave 7-15 vjeç kanë sjellë pjesë nga trashëgimia e popujve që përfaqësonin, ndërsa kishin kaluar së bashku me fëmijët shqiptarë tre ditë me vizita në vende historike dhe monumente arkeologjike.
Në edicionin e 14-të të Festivalit të Lojërave, që tashmë ka marrë emrin “Play-game and dance”, bashkë me nxënësit e shkollave 9 vjeçare nga Vlora, Librazhdi, Kurbini, Tirana, Lushnja, Kruja, Gramshi, Saranda, Korça, Berati, Shijaku, Kavaja, Fushë Kruja dhe Durrësi, por jo vetëm kaq, në këtë festivale patë dhe fëmije pjesëmarrës nga Ulqini (Mali i Zi), Sofja (Bullgari), Prishtina, Prizreni e Kishnica (Kosovë), Shkupi (Maqedoni), Ankaraja (Turqi), Tuzla (Rumani), nga Serbia dhe nga qyteti Boras (Suedi).
Veprimtaria që përfundoi të shtunën në mbrëmje me koncertin e përbashkët, nisi të enjten me paradën e madhe të kostumeve tradicionale të trevave në rrugën Tregtare dhe në sheshin qendror ku u prezantuan 25 grupet pjesëmarrëse.
Veç paraqitjes së vlerave etnografike dhe tradicionale të zonave nga vijnë, fëmijët u njohën me monumentet arkeologjike dhe muzetë historikë dhe etnografikë të qytetit të Durrësit dhe të Krujës, gjatë tre ditëve të veprimtarisë.
Festivali “Play game and dance” që zhvillohet në Durrës nga viti 1997 synon miqësinë mes fëmijëve nga qytete, fshatra dhe vende të ndryshme të Evropës, sikurse dhe respektin për ruajtjen e traditave popullore të të parëve.
Në 14 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë afro 8 mijë nxënës të shkollave shqiptare, por edhe nga vende të ndryshme si Italia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Kosova, Suedia etj. /L.F/Start/
2011-10-16 10:36