E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 66 mijë mjete të reja të regjistruara për herë të parë gjatë 7-mujorit

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Flota shqiptare e automjeteve po rinovohet me mjete më moderne dhe më pak ndotëse për mjedisin.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bëri të ditur se në periudhën janar–gusht 2025, në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë 66.521 mjete, duke treguar një trend në rritje të përmirësimit të flotës rrugore në vend.

Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara janë: Koreja e Jugut me 21%;  Italia me 15,9%, Gjermania me 15,4%, Zvicra me 8,2%, SHBA me 8,2% dhe Kina me 8%.

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë 5333 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me një rritje prej 17,6% krahasuar me vitin 2024.

Pasurimi i flotës me mjete të reja dhe nxjerrja jashtë përdorimit e mjeteve të vjetra ndihmon në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore, duke larguar mjetet e vjetra dhe të pasigurta nga qarkullimi.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›