Mbi 80 të vrarë pas një shpërthimi në Peshavar
Një autobombë ka goditur sot një treg të mbushur përplot me njerëz në veriperëndim të Pakistanit, me çrast humbën jetën së paku 80 persona.
Mbi 100 persona tjerë janë lënduar si pasojë e këtij sulmi në qytetin e Peshavarit, sulmi më i ri në serinë e sulmeve të përgjakshme të ndërmarra nga ana e militantëve kohëve të fundit, synimi i të cilëve është që të zbehin mbështetjen e opinionit publik për ofensivën e ndërmarrë nga ushtria kundër pjesëtarëve të Al Qaidës dhe të talebanëve, afër kufirit me Afganistanin.
Shpërthimi ndodhi në një lagje me popullatë shumicë shiite, të cilët janë vënë shpesh në shënjestër të sulmeve të ekstremistëve sunitë nga radhët e Al Qaidës dhe të talebanëve.
Në shënjestër të sulmit më të ri u vu një treg i rezervuar për familje dhe besohet se pjesa më e madhe e viktimave janë femra.
Mjeku Zafar Iqbal theksoi se së paku 80 persona janë vrarë dhe 100 persona tjerë janë lënduar, ndërsa zyrtarët e policisë theksuan se besojnë se bëhet këtu fjalë për një sulm me autobombë.
Fillimisht, asnjë grup nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmin më të ri, por Peshavari vetëm brenda këtij muaji është vënë në shënjestër të tri sulmeve shkatërrimtare me bomba, të ndërmarra nga militantët islamikë.