E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo prezanton politikat e qeverisë shqiptare në mbështetje të SME

U prezantuan dje përpara Brukselit dhe OECD-së politikat e qeverisë shqiptare në mbështetje të SME-ve. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo mori pjesë dje në takimin bilateral Shqipëri-BE/OECD (Fondacioni Europian i Trajnimeve), mbi vetëvlerësimin e politikave të SME-ve sipas indikatorëve të Aktit të Biznesit të Vogël (SBA). Të pranishëm në takim ishin dhe aktorët kryesorë që kontribuuan në këtë vetëvlerësim, të cilët prezantuan rezultatet paraprake. Shqipëria gjatë periudhës qershor – shtator 2011 ka kryer procesin e vetëvlerësimit të politikave të SME-ve sipas indikatorëve të Aktit të Biznesit të Vogël, lançuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me OECD-in. Me qëllim për të realizuar me sukses këtë proces, METE me një urdhër të veçantë krijoi një grup pune ndërministror, që do të ishte përgjegjës për plotësimin e të gjitha rubrikave sipas kërkesave të SBA. Zv/ministri z. Bozdo, gjatë fjalës së tij tha se zbatimi i Parimeve të Aktit të Biznesit të Vogël (SBA) përbën një nga marrëveshjet më të rëndësishme të axhendës së Komisionit Europian për zhvillimin e SME-ve jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, zbatimi i këtyre parimeve është një ndër obligimet e rëndësishme të qeverisë shqiptare, pasi konsiderohen pjesë përbërëse e procesit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›