E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipoja jashte rrezikut nga permbytjet argjinatura e Recit e sigurt

07-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Mbrojtjes konfirmon se argjinatura me gjatesi 1 km tashme ska asnje rrezik

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili prej ditesh po monitoron Komunen e Velipojes zone te cilen e ka ne varesi garantoi 12 mije banoret e saj se fale argjinatures se ngritur ne fshatin Rejc si dhe ato ne Uren e Vilunit kjo zone tashme eshte jashte rrezikut te permbytjes.
Duke e cilesuar pune te jashtezakonshme forcimin e kesaj argjinature me nje gjatesi prej 1 km ministri Imami tha se per shtrimin e saj me 5 shtresa thasesh me rere gure dhe cakell kane kontribuar banoret e zones forcat e ushtrise dhe policia.
Per garantimin e jeteve te njerezve sipas Kreut te Mbrojtjes eshte dashur te punohet pa nderprerje gjate 3 diteve.
Gjate inspektimit te kesaj argjinature ministri Imami vleresoi angazhimin e Forcave te Armatosura si nga toka ajri dhe uji qe sikunder tha ka qene ne nivele maksimale. Sipas tij operacionet e organizuara per furnizimin e popullates nga deti me ushqime karburant uje medikamente e te tjera materiale jetike per jeten e qytetareve i ka sherbyer banoreve per te dale nga situata emergjente ne te cilen ndodhen prej disa ditesh.
Nepermjet detit nga Forcat Ajrore jane transportuar 40 ton ushqime karburant 10 ton uje i pijshem 150 pako ushqimore me nga 20 kg secila per familjet e bllokuara nga permbytjet 2000 thase rere bosh qe do te perdoren per ngritjen e argjinaturave 1000 qirinj si dhe 16 ton koncentrat per bagetite.
Nderkaq depozitimi i te gjitha ushqimeve qe mberrijne ne kete zone nepermjet 5 helikoptereve te NATO-s depozitohen ne magazinat e Gjadrit ku prej se dieles jane ne dispozicion te operacionit qe po kryhet per emergjencat civile ne qarkun e Shkodres.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›