E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi ligjin “Për Licensat, autorizimet dhe lejet në Republkën e Shqipërisë”

Rregullim liberal e demokratik i Lejeve dhe Licencave në treg

Sot, në vendet që bazohen në koncepte liberale mbi rolin e shtetit në raport me tregun e që mbi këtë raport synojnë një treg sa më të lirë e  konkurues për të gjithë aktorët dhe faktorët në të, publik dhe privat, fizik e juridikë, reduktimi i barrierave administrative vlerësohet si një nga reformat më sinjifikative. Në këtë konteks, votimi dje në Parlament i projektligjit, i kthyer  në ligj “Për Licensat, autorizimet dhe lejet në Republkën e Shqipërisë”, është dëshmi “de juro” dhe “de fakto” e kësaj klime pro-biznes që është krijuar dhe po konsolidohet në vend, në vecanti në këto tre vitet e fundit. 
Një nga deklarimet e rëndësishme për kohën, në  Kuvendin e fundit të Partisë Demokratike, atë kohë në opozitë, në prill 2005, në programin politik “Koha për ndryshim” e kryetarit të partisë, sot Kryeministër ishte: “Përgjegjësia për premtimin do të jetë përgjegjësia e parë për të cilën do të përgjigjet Qeveria e ardhëshme”
Premtimi për  “thjeshtimin e të gjitha proçedurave ligjore, administrative dhe instalimi i politikës një ndalim në një sportel për regjistrimin e bizneseve” është fuksionale prej shtatorit 2007, kur Qendra Kombëtare e Regjistrimit (Q.K.R) ofron këtë shërbim regjistrimi të saktë, transparent, të shtrirë territorialisht e mbi të gjitha që kryhet brenda një dite. E shkruaj këtë jo vetëm për faktin e premtimit të mbajtur apo përmirësimit te klimes administrative ndaj biznesit, ç’ka shërben për një vlerësim, klasifikim pozitiv të Shqipërisë në studimin prestigjoz të përvitshëm të Bankës Botërore, “ të bësh biznes” duke filluar nga 2008, për Shqipërin, por për arsyen që kjo veprimtari, së bashku me reduktimin dhe thjeshtimin në shumë sektorë të numrit të liçensave, lejeve apo autorizimeve, nga reth 300 në 2005 në 160 të tilla në vitin 2008, është konsideruar e vlereësuar tashmë si hapi i parë i reformës rregullatore të regjistrimit dhe liçensimit të ndërmarrë suksesshëm nga kjo Qeveri. Ligji që u votua ditën e hënë, 23. 02. 2009, në Kuvend, “Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, është hapi përmbyllës i kësaj reforme rregullatore të biznesit, i këtij premtimi të madh elektoral tashmë të mbajtur.
Ky ligj  vjen përmes një proçesi përgatitjeje transparent e gjithëpërfshirës ndërmjet faktorëve të tillë të jetës ekonomike të vendit si Ministria e Ekonomisë Tregetisë dhe Energjitikës, Këshilli Kosultativ i Biznesit, ekspertë të  GTZ-së e Institutit të Studimeve Bashkëkohore, dhoma e shoqata të ndryshme biznesi etj, duke konsoliduar njëherazi reformën agresive pozitive që kjo qeveri ka marrë për reduktimin e barrierave administrative ndaj biznesit si pjesë e një reformimi tërësor të rregullave dhe institucioneve të tregut.
Institucioni që do të krijohet, si detyrim ligjor, Qendra Kombëtare e Lejeve  dhe Liçensave, veprimtaria e kësaj Qendre dhe sistemi rregullator ligjor dhe kornizat që ligji përcakton  është një pjesë fondamentale  e Reformës së Reduktimit  të Barrierave Administrative, e cila në vetvete  është një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarrë nga Qeveria që në fillimet e vitit 2006, e dokumentuar kjo edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
Mjedisi pro-biznes që është kthyer me të drejtë në fokusin e politik- bërjes  qeveritare edhe si një nga komponentët kryesor të reformës rregullatore të reduktimit të barrierave  kërkonte prej vitesh  si domosdoshmëri  edhe rishikimin e sistemit të liçensave dhe lejeve. Drejtimet kryesore të këtij rishikimi  tashmë të konkretizuar në këtë ligj janë: 1. Reduktimi masiv i numrit  dhe llojeve të liçensave dhe lejeve si dhe thjeshtëzimi e qartëzimi i kritereve për dhënien e tyre, të dokumentacionit apo metodave që përdoren për vërtetimin e kënaqjes së kritereve. 2. Ngritja e një sistemi institucional të pranimit të kërkesave, përpunimit dhe lëshimit të tyre bazuar në modelin e Qendrës me një ndalesë [Në terminologjinë europiane ky koncept quhet “pika e vetme e kontaktit” (single point of Contact” Direktiva 2006/123/EC, 12.11.2006) Në literaturën e kësaj fushe përdoret “One stop shop”], kjo përfshirë edhe aplikimin  e parimit të “miratimit në heshtje” si dhe bazuar në teknologjinë e avancuar të informacionit dhe komunikimit.
Në drejtimin e parë, (mbas thjeshtimit në të dy vitet 2006-2008 nga 300 leje në 160) Qeveria ka vendosur objektiv reduktimin e tyre me 2/3, pra do të mbeten 65 leje. Njëkohësisht thjeshtohen kriteret, qartesohen, shndërrohen në format vetdeklarimi apo në një proçes verifikimi të posedimit  dhe vërtetësisë së dokumentave që vërtetojnë kënaqjen e kritereve të liçensimit  nga subjektet aplikuese.
Gjithashtu parimi i “miratimit në heshtje”  kombinohet dhe mbështetet nga përdorimi i teknologjisë së informacionit. Në fakt, pa teknologjinë moderne të informacionit, parimi i “miratimit në heshtje”, nëse do të zbatohej  në kushtet e komunikimit  shkresor jo elektronik  do të ishte thuajse  i pa aplikueshëm. Këtë e përmenda edhe për faktin që do të shërbejë si nxitës për t’u thelluar në e-gonverment, e-business etj, përgjithësisht në komunikime elektronike (tipar bashkëkohor).
Të dyja drejtimet që përmenda më sipër janë sa të lidhur aq dhe të pavarur nga njëri-tjetri. Në fakt një sistem liçensash dhe lejesh është derivat i filozofisë politike të mazhorancave qeverisëse. Kjo pranohet gjerësisht kudo në botë. Duke ditur se eksperienca ndërkombëtare lidhur me regjistrimin e biznesit  është përgjithësisht e suksesshme  duhet pranuar se reforma  e parë  e ndërmarrë nga ne, ajo e regjistrimit “one stop shop” ishte e thjeshtë në koncept  dhe  e lehtë për tu zbatuar,  siç dhe po zbatohet, me sukses. Ndërsa për reformën e dytë  duhet pohuar se eksperienca ndërkombëtare  lidhur me liçensimin e biznesit njeh raste suksesesh dhe dështimesh në masë të barabartë, pra gjysëm për gjysëm. Arsyet e dështimeve janë kur qendrat e linçensimit tentojnë t’u afrohen ekstremeve të modeleve, pra modeleve që kanë risk të lartë dështimi. Ekstremet e modeleve janë një mega qendër që bënë gjithçka, apo ekstremi tjetër është një proçes i tëri fluid.
Ekspertët që kanë përgatitur ligjin në fjalë, nisur edhe nga politikkërkesa  qeveritare  janë treguar  tepër të kujdesëshëm  duke parashikuar nëpërmjet 56 neneve të këtij ligji  (përmend Kreu IV: Liçensat dhe lejet e institucioneve qendrore, Kreu V: Liçensat, lejet dhe autorizimet që trajtohen nga ose nëpërmjet QKL, Kreu VI: Krijimi, organizimi dhe funksionimi i QKL) një model Qendre, një sistem proçedimi i cili diversikon portofolin e proçedurave dhe realizon me proçedura të caktuara ato lloj lejesh dhe liçensash të cilat i përshtaten modelit që fillon  dhe mbaron në Qendër. Gjithashtu, parashikohet dhe raport dinamik mes Qendrës dhe Institucioneve Administrative  për kategori të caktuara ashtu siç do të ketë dhe liçensa që s’ka lidhje  me Qendrën por do të vazhdojnë sipas proçedurave  (Kreu IV/neni 15: Kompetenca për trajtimin e liçensave, autorizimeve, lejeve; si dhe Kreu V: Procedurat e Liçensimit, autorizimit, lejimit nga apo nëpërmjet  QKL). Rëndësia e kësaj dhe vlerësimi për përgatitësit, ekspertët është korrekt duke besuar se ata kanë përgatitur tashmë një model të ri, i cili shfaqet me portofol të diversifikuar, proçedura transparetnte e të thjeshta dhe si rrjedhojë minimizon riskun e dështimit.
Pamvarësisht sistemit të lejeve dhe liçensave në një moment kohe të dhënë, ngritja e një qendre one-stop-shop, (“pika e vetme e kontaktit”) me teknologji moderne  që lehtëson aksesin, rrit transparencën dhe redukton kohën e proçedimit, mbetet në çdo kohë një model i lavdërueshëm. Në fakt një qendër e tillë do të jetë e aftë që t’i përshtatet qoftë një sistemi me natyrë të dobët  rregullimi e qoftë një sistemi me natyrë të fortë rregullimi.
Vlen të theksohet se ky ligj  është bazuar dhe ka siguruar përputhje principale me Direktivën 2006/123/EC e 12.12.2006 e Parlamentit dhe Këshillit Europian “Për shërbimet në tregun e brendëshëm”. Megjithëse kjo direktivë ka për qëllim kryesor eliminimin e barrirave diskriminuese të lëvizjes dhe aksesit brenda BE-së, shërben si referencë, jep rekomandime kyçe  lidhur me thjeshtëzimin  dhe lehtësimin e proçedurave administrative, kritereve, kushteve për aplikimin dhe dhënie liçensash e lejesh. Pra nuk mund të flitet për një përputhje nen për nen, por për një përputhje në princip, me parime  të tilla  si përdorimit të Qendrës me një ndalesë; heshtja deri në një afat është miratim; përdorim kushtesh  e kufizimesh vetëm kur është e nevojëshme,  përdorimin e teknologjisë së informacionit në komunikim etj.  
E theksova në fund këtë përputhje sepse dëshmon faktin që kjo reformë është pjesë e përafrimit të legjislacionit me acquis communautaire. Sfida e sistemit të ri regullator për veprimtarinë ekonomike të binznesit është që, duke adoptuar standartet e detyrueshme europiane, të cilët në disa fusha përmbëjnë kosto të pandryshueshme për biznesin, të bëhet dhe të mbetet njëkohësisht një sistem rregullator fuqimisht pro-biznes.
Duke përfunduar dëshiroj të besoj që ky ligj konsolidon një reformë të plotë rregullatore të regjistrimit dhe liçensimit duke vulosur një premtim të mbajtur para eloktoral të tre vjetve më parë, ideuar qartas nga këndvishtrimi i politikës se Qeverisë, profesional nga këndvështrimi teknike dhe i mirëpritur nga grupet e interesit.
Garancia për zbatimin e këtij ligji, ngritjen dhe mirëfuksionimin e kësaj Qendre është dhe fakti që Projekti i Sfidës së Mijëvjecarit, faza dy, i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të mbështet fazën e ngrtijes së Q.K.L-s me asistencë teknike dhe financiare për përgatitjen e sistemit softe të QKL-s, instalimin e pajisjeve hard të lidhura me këtë sistem, shërbime të ekspertizës IT dhe asaj ligjore e rregullatore.

Fjala e mbajtur nga deputeti i Vlorës në seancën plenare të së hënës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›