Durrës, Topi- Withers takojnë krerët e drejtësisë
Zyra e shtypit e presidencës nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me këtë takim por burime të afërta me të bëjnë të ditur se mes të pranishmëve është diskutuar për çështjet ligjore në Shqipëri, si dhe për ligjin e lustracionit.
DURRES- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers dhe drejtues të lartë të institucioneve të Drejtësisë Shqiptare kanë zhvilluar dje një takim të vecantë në qytetin e Durrësit. Zyra e shtypit e presidencës nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me këtë takim por burime të afërta me të bëjnë të ditur se mes të pranishmëve është diskutuar për çështjet ligjore në Shqipëri, si dhe për ligjin e lustracionit.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe juristi amerikan, Rozher Sherard Kryeprokurorja Ina Rama, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, si dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Sipas burimeve të brendshme në takim, juristi amerikan, Rozher Sherard, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me ligjin e lustracionit, duke mbajtur qëndrimin e thënë edhe më parë nga shteti amerikan, se ai është në kundërshtim me Kushtetutën.
(s.g/BalkanWeb)