LSI: Klosi i shërben Ramës sepse bashkëshortja e tij punon në Bashki

Interesi i ngushtë personal dhe nepotik i Klosit me Bashkinë e Tiranës, përbuzi interesin atdhetar
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon si tradhtar Fatos Klosin dhe shpërdorues të besimit shpesh të pamerituar që LSI, i ka dhënë atij. LSI ka hedhur akuza të ashpra ndaj Klosit duke veçuar faktin se me deklaratat e bëra një ditë më parë kundër marrëveshjes Meta-Berisha, i bëri nderin e fundit kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe interesave të përbashkëta që ata kanë. Po ashtu, LSI akuzon Klosin se ky i fundit nuk ka bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike, por i ka shërbyer Bashkisë së Tiranës, duke u ndikuar nga fakti që bashkëshortja e tij punon në këtë bashki. Anëtari i kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli gjatë një konference për shtyp shpjegoi ndër të tjera arsyen e mendimit kundër të Klosit, për koalicionin e kësaj partie me Berishën. I kam ndjekur prononcimet ambulante të Zotit Klosi nga njëri televizion tek tjetri, dhe me keqardhje vërejta që interesi i ngushtë personal dhe nepotik i zotit Klosi me Bashkinë e Tiranës, e përbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rëndësishëm të LSI në këtë proces, që hedh baza të sigurta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nënvizoi Ylli. Po ashtu, anëtari i Kryesisë së LSI-së, deklaroi se Klosi shpërdoroi besimin e madh shpesh të pamerituar që LSI i ka dhënë atij. Këtë besim të tradhtuar, Ylli e ka konsideruar qartazi shërbimin e fundit bashkiak, që Klosi kryen. Kam ndjerë gjithashtu zhgënjim, sikurse dhe 650 anëtarët e nderuar të Konventës së LSI, si dhe qindra mijëra mbështetësit e LSI në të gjithë Shqipërinë, për fyerjen që Zoti Klosi ju bëri me një fjalor të papërshtatshëm për një Profesor, duke shpërdoruar besimin e madh shpesh të pamerituar që LSI i ka dhënë atij, vijoi anëtari i Kryesisë së LSI-së. Pas Brokajt dhe Xhufit, Klosi ka kundërshtuar koalicionin qeverisës PD- LSI, duke e cilësuar të nxituar këtë vendim për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.
LSI hedh poshtë deklaratat e PS
LSI ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e bëra nga selia rozë në drejtim të saj. Gjithashtu, Ylli sqaroi madje se vendimi i LSI-së për bashkëqeverisje nuk ndikoi aspak në vendimet e KQZ për rezultatet e zgjedhjeve, duke veçuar faktin se LSI-ja po përgatit një dokument, ku janë listuar gjithë parregullsitë në zgjedhje. Ai theksoi se kjo LSI do të vijojë edhe me ankimimet përkatëse për të gjithë ato zona, ku ajo ka vërejtur parregullsi gjatë procesit të numërimit. Lëvizja Socialiste për Integrim, në koherencë të plotë dhe në zbatim të vendimeve që Kryesia e LSI mori në mbledhjen e saj, të datës 2 Korrik, po vazhdon procesin e dokumentimit dhe të evidentimit të parregullsive të procesit të administrimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit, vijoi Ylli. Duke u ndaluar tek deklaratat e fundit që PS ka bërë ndaj LSI-së, në lidhje me ndikimin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Kryesisë së LSI-së ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke e cilësuar të turpshme, për faktin se kjo forcë politike nuk ka asnjë përfaqësues në asnjë Komision, ku merren vendimet për zgjedhjet. Sipas tij, shkaku kryesor që Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk përfaqësohet në këto komisione është pikërisht kundërshtimi i egër i Partisë Socialiste. LSI hedh poshtë me neveri të gjitha insinuatat e Partisë Socialiste, që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim me ndikimin në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo të çdo lloj Komisioni tjetër vendimor për zgjedhjet. Partia Socialiste duhet të ndjejë turp kur shprehet në këtë mënyrë, sepse edhe shqiptari më i fundit e di fare mirë se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë përfaqësues në asnjë Komision, ku merren vendimet për zgjedhjet dhe opinioni publik gjithashtu e di mirë se shkaku kryesor që Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk përfaqësohet në këto komisione është pikërisht kundërshtimi i egër i Partisë Socialiste, u shpreh Ylli. Në fund të deklaratës për shtyp, në emër të partisë që ai përfaqëson bëri thirrje për administrimin me qetësi të rezultatit të zgjedhjeve, si dhe veçoi faktin se duhet të analizohet me përgjegjshmëri qoftë mesazhi politik i këtyre zgjedhjeve, qoftë edhe standardet problematike të tyre.