Qeleshja shqiptare në kryet e Che Guevarës
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Jo pse e kam kunat, përkundrazi më shumë e kemi trajtuar si vëllezër njëri -tjetrin, po në të vërtetë jeta e kunatit tim, mjeshtrit të madh Arjan Miluka, më duket si një poemë simfonike. Kjo poemë mund të ketë shumë pikënisje: origjinën e tij si nip kryeministri, puna heroike në cirk, devotshmëria për familjen, etj, etj. Çrëndësi ka kjo! Edhe sot që është në Bruksel si një nga personalitetet më të shquara të Akademisë së Cirkut Europian, zatën rektori i saj, edhe kur ishte në Rumani, e sidomos në Shqipëri, ka tek ai diçka që nuk përputhet me realitetin e rëndomtë. Artist në gjak, zatën. Do të thotë se edhe kur udhëtonte në vitin 1960, nga Bashkimi Sovjetik për në Kinë, për një kualifikim dhe grup shfaqjesh cirku, bashkë me Telat Agollin, Skënder Sallakun, Vitore Rashën, etj, etj, rrjedha e ndijimeve të tij shndërrohet në rrjedhë të ndërgjegjes kombëtare. Tek Arjani, si tek çdo njëri, ka edhe gjëra të zakonshme, që nuk bien në sy. Por dashuria për Shqipërinë është tek ai, vërtet diçka konstante dhe brilante, do të thoja. Edhe në rastin e këtij udhëtimi me avion, nuk kemi të bëjmë me një gjest vetëzbulimi. Nuk kemi të bëjmë me një çudi ku duke biseduar me Che Guevarën udhëheqësin e madh revolucionar, i fliste për Shqipërinë, duke u habitur ndërkohë se sa e njihte mjekroshi 29 vjeçar vendin tonë.
Che Guevarës, ky luftëtar i madhërishëm i lirisë, me gjithë vullnetin e tij të hekurt, nuk mund ti shpëtonte tundimit, për ti kërkuar si kujtim diçka simbolike Arjanit, duke i dhënë edhe ai ndonjë çakmak e cigare puro. Dhe Arjani i tha ... Çfarë thoni ju? Qeleshen borë të bardhë, simbol të maleve tanë, të shpirtit shqiptar. Nuk mund të riprodhoj se në çfarë deti emocionesh të pastra janë kredhur që të dy në të çast. Por di që ishte një kredhje e plotë tek fjala njëri, me NJ të madhe. Fakti që Arjani ma thotë çdo vit kur vjen nga Belgjika për pushime, më bën që të humb diferencën dhe të hedh dy fjalë për vëllain kunat, që asnjëherë nuk e ka humbur dashurinë për Shqipërinë, por përkundrazi e ka shndërruar këtë dashuri gati në Ferr. Më duket përsëri domethënës, fakti që Che Guevara tundte qeleshen nga tribuna e stadiumit të Pekinit qeleshen shqiptare kur parakalonte në stadium ekipi i cirkut shqiptar. Ajo që duhet të ripohoj është se të gjithë njerëzit e këtij planeti janë njerëz dhe veprime si ai i Arjanit dhe Guevarës na bëjnë të ndjemë më intensivisht qënien tonë humane. Dhe kaq nuk është pak. Ndërkohë që ia lexoj Arjanit këto emocione për një saktësim, mbesa ime e madhe Besiona, aktualisht studente për pilote ushtarake në SHBA, ndërhyn dhe thotë: Babi ke harruar atë me studentin gjerman. Ah po, - thotë Arjani,- në vitin 2005 një student i imi gjerman kishte një bluzë të bardhë ku ishte stampuar portreti i Che Guevarës dhe i thashë paske stampuar në bluzë mikun tim.
Studenti që mesa duket e kishte idhull Che Guevarën u përlot dhe e përqafoi fort Arjanin. Pra thjesht: Mirësia njerëzore nuk paska kufi e as kom.
Last Updated on Thursday, 09 July 2009 20:08