E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e re zgjedhore privilegjon zonat e mëdha urbane

Zbardhet harta e re elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Qarku i Tiranës më shumë deputetë, pas tij, vijnë qarqet me më shumë popullsi të Elbasanit, Durrësit e Fierrit. Beteja pritet të përqendrohet tek qendrat e mëdha urbane, të shpërndara në të gjithë vendin

Risia kryesore e Kodit të ri Zgjedhor është sistemi elektoral, që pritet të ndryshojë dukshëm spektrin politik shqiptar. Ndryshimi nis që nga harta zgjedhore, e cila nuk do të ndahet më në 100 zona, prej nga dilnin 100 deputetë në mazhoritar dhe 40 të tjerë nga proporcionali kombëtar.
Harta e re elektorale e vitit 2009 e ndan vendin në 12 zona zgjedhore, ku secila i korrespondon një qarku dhe mandatet do të llogariten në bazë të votave që partia apo koalicioni ka marrë për secilin qark.
Por sa deputetë do te dalin nga secila zonë zgjedhore?
Formula e re është e thjeshtë.
Numri i përgjithshëm i shtetasve shqiptare rreth 4 milionë e 260 mijë pjesëtohet me numrin 140 deputetëve, prej nga del se një mandati për deputet i korrespondojnë 30 mijë shtetas shqiptarë. Më pas ky numri i shtetasve për çdo qark pjesëtohet me 30 mijë, prej nga dalin edhe mandatet e deputetëve për çdo qark.
Sigurisht që qarku i Tiranës me numrin më të madh të shtetasve të regjistruar do të marrë edhe numrin më të madh të mandateve për deputetë, 32, çka do të thotë se në këtë qark do të fokusohet edhe beteja kryesore e fushatës mes së djathtës dhe se majtës. Megjithatë kjo nuk nënvleftëson zonat e tjera, ku çdo mandat mund të bëjë dallimin e fituesit.
Qarku i Fierit me 16 mandate zë vendin e dytë për nga numri i deputeteve që çon në parlament. Në vend të tretë vjen qarku i Elbasanit me 14 deputetë, duke u pasuar menjëherë nga Durrës, qark i cili çon në parlament 13 deputetë. Menjëherë pas Durrësit vjen qarku i Korçës, me 12 deputete dhe një numër po të njëjtë mandatesh do të ketë edhe qarku i Vlorës, duke zënë përkatësisht vendin e pestë dhe të gjashtë për nga renditja e numrit të mandateve. Pas tyre vjen qarku i Shkodrës, i cili përfaqësohet
në parlament me 11 deputetë dhe ky është numri më i lartë për veriun e vendit. Klasifikimi zbret në qarkun e Beratit me 8 deputete, për t’u ngjitur sërish në veri-perëndim me qarkun e Lezhës që nxjerr 7 deputetë, qarku i Dibrës zë vendin e
10-të duke çuar në parlament 6 deputetë. Vendin e parafundit në listën e numrit të deputeteve e merr qarku i Gjirokastrës me 5 deputetë dhe në fund renditet qarku i
Kukësit që për shkak të numrit më të vogël te shtetasve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›