E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi nje shekull histori dhe dokumente per amerine

Vepra studimore e Blerina N. Sadikut Lindja e ceshtjes came 1820-1943 eshte i pari qe u kushtohet ne menyre teresore dhe te dokumentuar disa temave pak te njohura ne dije e shkrime. Menjehere te bie ne sy se kemi te bejme me nje vellim i cili eshte rezultat i nje pune serioze. Organizimi dhe parashtrimi i materialit i vjen ne ndihme lexuesit jo vetem per te ndjekur rrjedhen e ngjarjeve por edhe per te perfytyruar ne shkalle te gjere zhvillimin e Levizjes Kombetare Shqiptare ne krahinen e Camerise per nje periudhe me shume se nje shekullore 1820-1943.

Kreu i pare i studimit mban titullin Lufta e qeverise greke ndaj komuniteteve te huaja. Eumlshte nje ndarje shkencerisht e domosdoshme per te hapur rrugen e nje kerkimi te metejshem. Qe ne vitin 1820 midis grekeve dhe etnive te huaja u hap nje hendek i madh. Rezultati ishte se gjithe ata qe nuk ishin ne fe e ne kombesi greke shpalleshin armiq e kundershtare te Greqise dhe ndiqeshin vriteshin e persekutoheshin me egersi. Historia deshmon se objekti i sulmeve te grekeve ishin shqiptaret vllehet hebrenjte sllavo-maqedonet dhe turqit e Thrakes. Keto komunitete filluan ta shihnin me armiqesi njeri-tjetrin. Me e dhunshme ndaj etnive te huaja ishte Greqia. Ajo synonte te krijonte nje shtet kombetar mbi nje baze etnike dhe nuk nguroi tu mohonte ekzistencen etnive te huaja ne shtetin grek. Greqia e ktheu ne platforme urrejtjeje deri ne shfarosje tendencen raciste ndaj komuniteteve te huaja ne pergjithesi dhe te myslimaneve shqiptare dhe hebrenjve ne vecanti. Greket brenda tyre donin vetem llojin e vet. Autorja Blerina N. Sadiku ne kete kapitull sjell te dhena me interes qe i ilustron dhe me burime arkivore te huaja te papublikuara deri tani. Ne kapitullin e dyte trajtohet me hollesi Cameria ne periudhen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881. Eumlshte hera e pare ne historiografine shqiptare qe studiuesja e re i jep lexuesit dhe studiuesit shprehjen me te larte te qendreses se shqiptareve ne Cameri ne mbrojtje te trojeve te tyre nga lakmite e shovinisteve greke ne periudhen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne kapitullin ne vijim qe titullohet Problemi cam dhe perpjekjet e patrioteve per zgjidhjen e tij ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919-1920 autorja Blerina Sadiku hedh drite mbi zhvillimin drejtimin dhe karakterin e luftes politike te zhvilluara brenda dhe kryesisht jashte vendit nga patriotet shqiptare per problemin cam gjate Luftes se Pare Boterore e ne kohen kur zhvillonte punimet e saj Konferenca e Paqes. Kreu i katert dhe i fundit i librit mban titullin Lufta per shkollen shqipe ne Cameri 1908-1943 ku gjithashtu ndricohet nje prej nyjeve kyce paraprirese te luftes per shkollen shqipe ne krahinen e Camerise. Ky eshte nje prej kapitujve me te rendesishem ne kete vellim per te kuptuar se sa perpjekje bene rrethet patriotike came per hapjen e shkolles kombetare shqipe ne Cameri ne vitet 1908-1940 dhe pengesat e veshtiresite qe ata ndeshen. Mirepo sikurse del nga studimi i Blerina Sadikut jo vetem qe rrethet patriotike came ne Paramithi Margellic Mazrek Filat Parge etj nuk iu nenshtruan veprimeve te dhunshme te qeverise osmane e me pas te asaj greke por perkundrazi luftuan me aq sa munden qe te perhapnin ne Cameri shkrimin e librin shqip. Studimi i Blerina Sadikut ploteson nje boshllek ne historiografine e Camerise. Ajo me perkushtim dhe ego shkencore ka ditur te hedhe drite ne disa periudha te rendesishme ne historine e Camerise te cilat kane qene pak ose aspak te njohura duke i bere te ditur lexuesit pjesen e munguar te historise se larget e te aferme te Camerise. Vepra e kesaj studiueseje na tregon se historia e drames came nuk mund te rishkruhet duke u mbeshtetur gjithnje ne ato burime qe dihen e te njohura deri dje por duke hulumtuar per burime te reja per ti sjelle lexuesit pjeset e munguara te historise se asaj treve qe eshte e pasur me histori dhe figura te shquara.

Historian

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›