E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radioaktiviteti shendetesia kur rrezikohet shendeti

Per kete OBSH-ja eshte e shqetesuar dhe ka nxjerre nje urdher ku ka kerkuar qe ne pergjigje te rrjedhjeve te rrezatimit nga centralet berthamore ne Japoni njerezit te kene kujdes ne marrjen e jodit apo kaliumit vetem nese ekziston nje rekomandim i qarte nga shendetesia

Kur e gjithe bota ka kthyer syte nga centrali berthamor ne Japoni pyetja me e shpeshte qe njerezit po bejne eshte Si mund te mbrohemi nga rrezatimet berthamore Organizata Boterore e Shendetesise ka shpjeguar formulen qe ekziston per shpjegimin e prekjes nga ky rrezatim. Keshtu per te gjithe ata persona qe nuk jetojne prane zones te centralit berthamor te demtuar nga termeti atehere faktori distance eshte vendimtar sepse ekspozimi ndaj rrezatimit zvogelohet me katrorin e distances nga burimi i rrezatimeve. Pas matjeve te kryera ne terren rezulton se niveli i radioaktivitetit ne ambient eshte akoma ne nivele te uleta duke mos ndezur edhe per pak kohe dritat e alarmit.

Rreziqet

Pas rastit te Cernobilit ne Ukraine njerezit ne Japoni edhe me gjere kane nisur te vetemjekohen duke perdorur produkte qe permbajne jod si dhe kane rritur masen e kaliumit. Per kete OBSH-ja eshte e shqetesuar dhe ka nxjerre nje urdher ku ka kerkuar qe ne pergjigje te rrjedhjeve te rrezatimit nga centralet berthamore ne Japoni njerezit te kene kujdes ne marrjen e jodit apo kaliumit vetem nese ekziston nje rekomandim i qarte nga shendetesia. Mirepo nese ne rastin e pare specialistet boterore te shendetesise japin keshilla dhe madje qetesojne paksa situaten duke e shpjeguar rrezikun e rrezatimit me distancen nga burimi i centralit. Kercenimi vazhdon. Japonia eshte nje vend ku produktet shtazore tregtohen ne te gjithe boten per kete OBSH u ka kerkuar shume vendeve te marrin masa duke analizuar produktet e importuara nga ky vend qe prej dates 11 mars. Nderkohe ajo qe keshillohet gjithashtu nga specialistet eshte evitimi i udhetimeve drejt Japonise. Per rastet e kthimit nga ky vend mjeket bejne thirrje per berjen e nje sere analizash duke nisur qe me analizat e gjakut.

Situata

Aktualisht Presidenti i Institutit Amerikan per Studime Energjie dhe te Mjedisit Arjun Makhijani thote se kriza berthamore e Japonise eshte e vecante. Po behemi deshmitare te nje aksidenti krejtesisht te pashembullt berthamor ne kuptimin qe nuk ka pasur kurre tre reaktore ne te njejtin vend ne te njejten kohe ku te kete ndodhur nje incident i rende. Ne kompleksin e Fukushimes ka pasur shperthime ne tre nga reaktoret e tij dhe nje zjarr ne te katertin. Kevin Kamps i shoqates Beyond Nuclear qe eshte kunder energjise berthamore thote se radioaktiviteti duket se po perhapet ne mase te konsiderueshme perfshire izotopet radioaktive qe sulmojne me agresivitet gjendrat tiroide. Jodi radioaktiv mund te spastrohet nga trupi nese merren tableta ne kohe. Ne e pame me Cernobilin se cfare mund te ndodhe nese njerezit jane te ekspozuar ndaj jodit radioaktiv 131. Ne rajonin e Cernobilit ne Ukraine Bjellorusi dhe Rusine Perendimore ka pasur nje epidemi semundjesh te lidhura me tiroidet kancere patologji te tjera tek te rriturit dhe vecanerisht tek femijet. Profesorja britanike e Biologjise Molekulare Xheri Tomas eshte marre prej shume vitesh me hetimin e pasojave te katastrofes se Cernobilit me 26 prill 1986. Ajo thote se per sa i perket rreziqeve per popullsine gjithcka do te varet shume nga drejtimi qe do te marre era gjate diteve ne vazhdim. Ajo qe do te luaje rol te madh ne rast se ne atmosfere perhapet me teper rrezatim berthamor do te jete drejtimi i rrymave te eres. Me sa di tani per tani ererat po fryjne drejt oqeanit dhe kjo do ta kufizoje ekspozimin e njerezve ndaj rrezatimit. Nese drejtimi i eres ndryshon atehere ekspozimi do te jete i madh dhe kjo duhet te na shqetesoje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›