Berisha takon romet te denohen autoret e aktit te shemtuar
Kryeministri Sali Berisha denoi dje aktin e debimit te rreth 45 familjeve rome dhe djegien e banesave te tyre pak dite me pare ne periferi te Tiranes. Deklarata e kreut te qeverise u be gjate takimit me nje perfaqesi te komunitetit rom takim qe sic tha kreu i qeverise e kishte kerkuar pasi e ka ndjekur ne menyre konstante ate ngjarje te shemtuar te papranueshme nga qeveria dhe nga shoqeria. Ju thirra tju takoja dhe ju siguroja se e kam ndjekur ne menyre konstante ate ngjarje te shemtuar te nje zhvillimi negativ te papranueshem nga qeveria dhe nga shoqeria. Vleresoj shume perpjekjen tuaj per te ndertuar jeten qe meritoni. Kam kerkuar menjehere te gjenden autoret e atij akti te qarte racist dhe qe nuk mund te pranohet. Policia e Shtetit i ka identifikuar dhe i ka ndalur ata. Jam i bindur se drejtesia do te thote fjalen e saj - u shpreh Berisha. Ne takimin me Kryeministrin Berisha merrnin pjese kryetari i Unionit te Romeve te Shqiperise Amaro-Drom Skender Veliu dhe perfaqesues te tjere te shoqatave ne mbrojtje te ketij komuniteti. Perfaqesuesi i komunitetit rom ne kete takim Ardian Nuredini shprehu shqetesim per ngjarjen e ndodhur ndersa tha se ne ate zone banonin prej 11 vjetesh dhe asnjehere nuk kishin pasur probleme te tilla. I kam dhene porosi Ministrise se Puneve Publike dhe Entit Kombetar te Banesave qe familjet qe kane qene aty dhe qe kane humbur strehimin e tyre te sistemohen dhe te strehohen ne kushte normale. Procesi i zhdukjes se pasojave te diskriminimit shekullor qe ka vepruar mbi ju eshte nje proces i domosdoshem jo i lehte por ju garantoj se kjo qeveri eshte e vendosur te beje gjithcka per ta shtyre perpara kete proces dhe te krijoje te gjitha lehtesirat e mundshme - tha Berisha. Kreu i qeverise ka dhene garanci duke theksuar se qeveria eshte shume e vendosur te punoje per te integruar kete komunitet gjithnje e me shume. E nderkohe qe qeveria ka marre masat per te zbutur diskriminim dhe njekohesisht ndeshkuar autoret e asaj qe ndodhi pak dite me pare kreu i PS qe hiqet si revoltuar nga ngjarja ishte pak vite me pare organizatore i nje operacioni te ngjashem. Policia bashkiake dhe njerezit e Rames debuan romet qe banonin ne nje zone ne te cilen kreu i bashkise dha leje per te ndertuar pallatet e Delijorgjit.