E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikeqyrja elektronike, ja kategorite qe perfitojne nga p/ligji Rozeta Rapushi

Qeveria i tha po dje, projektligjit te propozuar nga Ministria e Drejtesise per Mbikeqyrjen Elektronike. Keshilltari i ministrit te Drejtesise per Hartimin e Legjislacionit, Ardit Hysa, shpjegon kategorite e te denuarve qe perfitojne nga kjo nisme. "Kategorite qe perfitojne jane qofte personat qe kane mase sigurie te ndryshme nga arresti me burg, qofte personat me denime alternative qe do t'u aplikohet ky sistem. Ajo qe eshte me e rendesishme, eshte qe ne do te mundohemi qe kjo lloj mase te aplikohet me shume te te rinjte, te te miturit ne konflikt me ligjin",- tha Hysa. Eksperti shpjegon gjithashtu, edhe menyren e mbikeqyrjes se personave mbi te cilet do te aplikohet ky sistem, duke theksuar se pajisjet jane shume te sigurta dhe risku i largimit te te mbikeqyrurve eshte zero. "Eshte nje pajisje, e cila vendoset ne trupin e personit, e cila eshte sa nje ore dore, eshte dicka qe mund te mbahet lehtesisht ose ne dore, ose ne kembe, ne te cilen koordinatat qe jep pajisja ne cdo kohe, do te veprojne me nje harte, e cila ka te gjithe sistemin administrativ te Shqiperise",- u shpreh ai. Kjo procedure ul kohen e aplikimit dhe ka nje favor shume te madh, pasi punonjesit e salles operative do te shikojne neper ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe ne momentin qe personi do te dale jashte zones se lejuar, kjo konstatohet menjehere nga salla operative dhe harta e tregon qe personi nuk ndodhet ne zonen e lejuar, por nderkohe edhe operatori i salles ka edhe vendndodhjen e makines se policise. Pra, e di kush eshte patrulla me e afert e policise dhe e lajmeron per te shkuar dhe per te marre te denuarin me GPS. Pajisjet qe do te perdoren, kane nje lloj sistemi i cili ne zhargon quhet pajisje sistem antivandal dhe ne momentin qe tentohet te manipulohet ose demtohet, ajo sinjalizon menjehere sallen. Sipas Ministrise se Drejtesise, jane rreth 300 persona nga Tirana te paret qe do te perfitojne nga mbikeqyrja elektronike, pasi kryeqyteti do te jete vendi i pare ku do te nise zbatimi i ketij sistemi, pasi edhe sallat operative te policise jane gati. Sipas Hyses, qellimi kryesor i ketij ligji eshte riedukimi dhe riintegrimi ne shoqeri i personave qe mbikeqyren elektronikisht. "Menyra me efikase qe te arrish ne zbatimin e nje vendimi, eshte qe personi te jete nje gardian i vetvetes, do te thote qe personi te kete vetekontroll dhe ky eshte thelbi i mbikeqyrjes elektronike. Rritja e vetekontrollit dhe pergjegjshmerise se personit, qe iu aplikohet pajisja. Pra, synohet riedukimi nepermjet trajtimit te tyre ne ambientin e tyre social. Ky eshte dhe thelbi i kesaj mase",- u shpreh Hysa. Projektligji per mbikeqyrjen elektronike u diskutua edhe me grupet e interesit, ku moren pjese perfaqesues te Gjykates se Larte, Shoqata e Gjyqtareve dhe Prokuroreve, OSBE-se, EURALIUS dhe Ambasada Britanike, dhe u hartua me konsulencen e tyre.

Cfare eshte mbikeqyrja elektronike

Nje pajisje qe vendoset ne trupin e personit te denuar me denime alternative. Eshte sa nje ore dore, dicka qe mund te mbahet lehtesisht ose ne dore, ose ne kembe, ne te cilen koordinatat qe jep pajisja ne cdo kohe, do te veprojne me nje harte, e cila ka te gjithe sistemin administrativ te Shqiperise. Kjo procedure, ka nje favor shume te madh, pasi punonjesit e salles operative do te shikojne neper ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe ne momentin qe personi do te dale jashte zones se lejuar, kjo konstatohet menjehere nga salla operative dhe harta e tregon qe personi qe e mban ate, nuk ndodhet ne zonen e lejuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›