E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Rama: PS marksiste, si Obama, Merkel e Sarkozy Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi menjehere dje pas deklaratave te kryeministrit Berisha, se programi i Partise Socialiste i ngjan programit fiskal marksist. Por, ashtu sic ka bere se fundmi, kreu socialist zgjodhi faqen e tij ne rrjetin social Twitter, per t'ju pergjigjur ne distance kryeministrit. Me dy fjali te shkurtra, te vendosura ne sitin e tij te internetit, kreu i opozites i tha kryeministrit se rruga e marksisteve qe Partia Socialiste ndjek, eshte ajo e lidereve te Evropes, por edhe e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. "Ne jemi me marksistet Obama, Merkel, Sarkozi e Kameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu eshte me cunat e bllokut te vet",- reagoi Rama ne rrjetin social, vetem pak minuta pas qendrimit te bere publik nga kryeministri Berisha. Jo pak here, kreu i opozites ka zgjedhur faqet e tij te internetit per t'ju pergjigjur akuzave apo kritikave te kryeministrit Sali Berisha. Nderkohe qe te njejtin model perdor edhe per publikimin e editorialeve te tij, ne lidhje me ceshtjet me te debatuara te dites ne politike. Reagimet diten e djeshme erdhen si pasoje e komentimeve nga ana e kryeministrit gjate mbledhjes se qeverise, ne lidhje me programin e ri te Partise Socialiste, duke e quajtur ate nje program fiskal te tipit marksist. Selia roze prezantoi pak dite me pare, gjate mbledhjes se Asamblese se Partise Socialiste, strategjine dhe modelin e saj per situaten ekonomike ne vend. Nderkohe qe kreu socialist e paralajmeroi programin me nje editorial te posacem, dite me pare, me titullin "Programin e kemi", ku prezantohet gjeresisht modeli ekonomik qe, sipas PS-se, duhet aplikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›