E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen me arme 2 vellezer ne fshatin Dom Gjon te Mirdites

Janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Gëzim dhe Martin Laska, të moshës 28 dhe 38 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dom Gjon të Mirditës rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin e krimit, Ded Ndoi 37 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i krimit kanë qenë motivet banale, ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›