Mbillen 400 pemë pranë kthesës së Kamzës
14/03/2010 Bashkia e Tiranës
Zhvendoset drejt periferisë së kryeqytetit aksioni për shtimin e sipërfaqes së gjelbër. Gjatë ditës së djeshme, ndërmarrja e punëtorëve të Bashkisë së Tiranës ka vijuar nismën për mbjelljen e rreth 400 pemëve të llojit rrap në të dy anët e rrugës (segmenti nga kthesa e Kamzës deri tek Instituti Bujqësor, pjesë e Njësisë nr. 11), duke gjelbëruar kështu një tjetër aks periferik të Tiranës. I pranishëm në këtë aksion ishte edhe kryebashkiaku Edi Rama, që ka pohuar se bashkia do të shtojë punën për të rritur përmasën e gjelbër në Tiranë, si dhe të nxisë nismat qytetare që kanë si qëllim kontributin e komunitetit, bankave, bizneseve të ndryshme, shoqatave, individëve në gjelbërimin e qytetit, e si rrjedhojë edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në të. “Një nga shumë absurditetet e administrimit të territorit ka bërë që në të dy anët e kësaj rruge të vazhdojë një zhvillim absurd, i udhëhequr nga komuna fqinje e Kasharit, ndërkohë që rruga është nën kujdesin e bashkisë dhe në këtë rrugë ne sot po mbjellim 400 pemë, të cilat pa dyshim do t’i japin hijeshi dhe do të rrisin cilësinë e mjedisit në këtë hyrje dhe dalje të rëndësishme të Tiranës”, ka deklaruar Rama gjatë këtij aksioni. Ndërkohë ka shtuar se mbjellja do të vazhdojë edhe në segmente të tjera, duke bërë që edhe nga ky sezon Tirana të dalë e ripërtërirë.