E Diel, 1 Nëntor 2026

BlackBerry, sheh kërkesë të lartë në Shqipëri

14/03/2010 Vodafone

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis tha dje se në më pak se një vit nga prezantimi ekskluziv në Shqipëri i shërbimit dhe aparateve telefonikë “inteligjentë” BlackBerry®, kompania është përballur me kërkesa të larta prej bizneseve dhe përdoruesve individualë. “Ne prezantuam shërbimin dhe aparatet BlackBerry ekskluzivisht për tregun shqiptar në pranverë 2009. Sot, mund të shprehemi me krenari se përgjigja nga konsumatori i ka tejkaluar dukshëm pritshmëritë tona”, u shpreh Broumidis. Sipas tij, kërkesat më të larta vijnë prej bizneseve dhe institucioneve, të cilat janë shumë të varura nga komunikimi intensiv përmes emailit në aktivitetet e tyre të përditshme, por ishte surprizë vëmendja që përdoruesit individualë kanë treguar ndaj këtij produkti. “Na beri përshtypje vëmendja që i kushtuan këtij produkti “super-përdoruesit” individualë, të cilët përfaqësojnë tashmë një pjesë të konsiderueshme të numrit total të përdoruesve të BlackBerry në të gjithë vendin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania duke shtuar se shumë shpejt kompania do të njoftojë të tjera oferta për përdoruesit individualë përmes fillimit të shërbimeve BlackBerry me parapagesë. Vodafone Albania dhe zotëruesi i shërbimit BlackBerry® - “Research In Motion (RIM) - njoftuan marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit në qershor 2009. BlackBerry® njihet në gjithë botën si një zgjidhje e komunikimit tërësor kryesisht përmes platformave të postës elektronike të bizneseve të mëdha, por që mund të përshtatet plotësisht për të plotësuar kërkesat e një personi të vetëm apo një ndërmarrjeje të tërë, në çfarëdo shkalle dhe në çfarëdo industrie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›