Avokatët kërkojnë “Gërdec 2”, të shpërthehet karroca me barut
14/03/2010 Prokuroria: Të thirren 4 amerikanët. Dëshmitarët, fishekët e baruti ngarkoheshin natën në kamionë
Tragjedia e Gërdecit, më 15 mars 2008, duket se ende nuk është kuptuar nga pala mbrojtëse se ku e ka zanafillën e saj, pasi avokatët kërkuan sërish dje ribërjen e aktit të ekspertimit, tashmë konkretisht dhe në terren. Maksim Haxhia, i cili përfaqëson Mihal Delijorgjin, i tha gjykatës se duhet të dalin në terren, të marrin një karrocë të mbushur me barut dhe të provokojnë shpërthimin. Por kjo kërkesë përveçse shkaktoi debate në sallë, nuk solli asnjë rezultat. Gjyqtari Ridvan Hado e kundërshtoi, duke shtuar se nuk mund të bënin një Gërdec të dytë. Një tjetër kërkesë, por e bërë nga akuza, ishte ajo për lajmërimin e katër dëshmitarëve me shtetasi amerikane. Në krye të listës është Patrik Henri, një shtetas me emrin David, Robin Arnold. Këta kanë pasur lidhje direkte me fabrikën e Gërdecit, ku bëhej demontimi i fishekëve dhe predhave. Një nga dëshmitarët ishte Klodian Qefalia. Ai tha se ka filluar punë në korrik të 2007-ës, pasi ka kontaktuar me Serian Meçin. Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion, nuk ka nënshkruar asnjë kontratë. Në Gërdec ka qenë numërues i arkave të municioneve dhe është paguar rreth 600 dollarë në muaj, kurse pagën ia jepte Seriani. “Unë punoja nga ora 20 e darkës deri në 8 të mëngjesit dhe gjatë punës sime vinin rreth 20 kamionë me municione. Nuk e njoh Ylli Pinarin dhe nuk e di se kush është Raman Selmanllari. Nuk e di se kush ishin drejtuesit e “Alba-Demil”. Mbaj mend që në fillim municionet ishin fishekë të kalibrit 7.62. Sokol Ngjeçin e njoh si fytyrë, vetëm e përshëndesja, sepse punonim në të njëjtën fabrikë. Nuk e di se çfarë bënte Ngjeçi në fabrikë, kemi bërë muhabet, por vetëm biseda të përgjithshme që nuk i mbaj mend. Në fabrikë ka pasur shtetas të huaj amerikanë, ndërsa kamionët shoqëroheshin nga policia ushtarake. Ka pasur fikse zjarri, të cilat ishin fuçi uji. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Serianin nuk e kam njohur personalisht, por ka kontaktuar babai im. Nuk e di se për llogari të kujt firme punonte Seriani. Dritan Minxollin e kam parë në fabrikë. Magazinieri i “Alba –Demil” më ka ndihmuar në numërimin e arkave. Ndërsa me Minxollin kam komunikuar vetëm një herë për targën e makinës sime, pasi donte ta regjistronte te lista e targave që lejoheshin të futeshin në fabrikë”, tha Qefalia.
Mane: Kam parë arka fishekësh bosh
Avionë ushtarakë amerikanë në Rinas
Begator Mane, administrator i një firme private për ruajtjen e objekteve, tha dje se “në maj të vitit 2007 mësova se në Gërdec do të bëhej demontimi i municioneve, pasi zyrat e mia janë ngjitur me atë të Delijorgjit dhe i kërkova që ta takoja. Delijorgji më delegoi te Dritan Minxolli. Mora kontakt me të dhe më 1 qershor nënshkrova kontratë me të. Kam punësuar në total rreth 13-14 punonjës. Një herë kam shkuar me Dritanin në Rinas, në një repart ushtarak. Aty kam parë avionë amerikanë, si dhe arka bosh fishekësh. Dritani mori një qese, nuk e di se çfarë kishte brenda. Kur u ktheva në fabrikë, pashë specialistët amerikanë me zjarrfikëse në dorë, pasi kishte rënë zjarr. Ditën që po bëheshin provat, te makineritë erdhi edhe Luan Hoxha. Në fabrikë vinin fëmijë të mitur, të cilët u sillnin bukën prindërve”