E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incesti në Gramsh, vrasësi rrëfen dashurinë

Koçi: Familjet tona kishin kuptuar se ne nuk ishim vetëm kushërinj por na lidhte diçka më e fortë. Ne kishim dy vjet”

GRAMSH- Dëshmia para prokurorit dhe policëve gjyqësorë të 27- vjeçarit Ilirian Koçi përforcon versionin e incestit ndërsa nga qyteti i vogël vjen një tjetër version duke hedhur poshtë lidhjen mes dy kushërinjve të drejtpërdrejtë. Banorët kanë pohuar se vajza kishte ardhur bashkë me të ëmën kur ajo ishte martuar me dajën e autorit të krimit. Gjithsesi ky version ka mbetur i pakonfirmuar nga policia pasi vajza mban atësinë e të afërmit të Ilirian Koçit. “Nuk kishte asnjëri tjetër vetëm se nuk donte të ishte me mua pasi ishim kushërinj. Familja e detyroi të ndahej”,- ka thënë Koçi përpara policisë.

Ndërkohë, i arrestuari ndërsa ka firmosur pranimin e vrasjes dhe dëshminë e tij nuk është shfaqur i penduar as për incestin dhe as për vrasjen e vajzës që donte. Ai ka thënë se shkak i të gjithë kësaj tragjedie kanë qenë familjet pasi ato e kishin detyruar Gretën t’i thoshte se nuk e donte më. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se djali që për refuzimin vendosi t’i marrë jetën 20-vjeçares ka treguar se historia ishte marrë vesh nga familja e cila i ka bërë presion vajza të tërhiqej nga kjo histori. “Prej dy vjetësh ne po kalonim një histori të bukur dashurie dhe ajo më donte. Edhe pse ishte në shkollë ajo nuk rrinte dot pa mua por gjatë këtyre javëve të fundit gjërat nuk po shkonin si më parë. Unë kisha kuptuar se diçka kishte pasi ajo sillej ftohtë dhe dukej se ishte nën presion. Familjet tona kishin kuptuar se ne nuk ishim vetëm kushërinj por na lidhte diçka më e fortë. Ne kishim dy vjet bashkë pasi ishim lidhur kur ajo ishte në fund të vitit të katërt. Kam shkuar ta takoj edhe në shkollë. Gjithçka midis nesh funksiononte por këtë verë ngaqë ne takoheshim shpesh nëna e saj kishte kuptuar disa gjëra dhe Greta nuk ishte më si në fillim. Ajo kishte frikë se gjithçka do të zbulohej. Para një jave diskutuam dhe më kërkoi të mos takoheshim më. Unë nuk pranova por ajo sillej ftohtë dhe pasi nuk më përgjigjej më në telefon dhe kishte vendosur të mos më fliste më atëherë vendosa ti jap fund kësaj historie. Nuk kishte asnjëri tjetër vetëm se nuk donte të ishte me mua pasi ishim kushërinj”. Djali 27- vjeçar që ka deklaruar se ishte besimtar dhe se falej çdo ditë por asnjëherë nuk ka përmendur faktin se ia lejonte feja këtë gjë. Ilrian Koci nuk e ka fshehur të vërtetën. Ai ka deklaruar se e ka vrarë kushërirën pasi ajo vendosi të ndahej nga ai. Nuk është munduar të justifikohet se e vrau pasi kishte shkelur në nder apo të sajonte histori të tjera të kësaj natyre. Ka deklaruar se e ka vrarë pse e dashuronte dhe ajo iku prej tij. Bën me faj familjet që i kërkuan Gretës që të ndahet nga ai duke e çuar drejt krimit të vrasjes. Familjarët nuk kanë reaguar ndërsa kanë përcjellë për në banesën e fundit rreth orës 13.00 vajzën e vrarë një ditë më parë nga 27- vjeçari Ilirian Koçi. Ata mes dhimbjes dhe lotëve nuk kanë dashur të saktësojnë nëse vajza kishte apo kjo lidhje të drejtpërdrejtë me vrasësin e saj. Por kjo duket se është hedhur si një lehtësim për atë që është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një histori e tillë nuk është pranuar madje është refuzuar me një tjetër version nga ana e të afërmve dhe banorëve të qytetit të vogël. Ata kanë deklaruar se vajza nuk është e bija e vërtetë e dajës së vrasësit dhe lidhja amorale nuk ishte e tillë. Dy të rinjtë ishin parë shumë herë të lëviznin bashkë por megjithëse dyshimet kishin lindur askush nuk do ta besonte se midis tyre ekzistonte dashuria. Burime hetimore pohuan se pavarësisht deklarimeve Ilirian Koci do t’i nënshtrohet ekspertimit neuropsikiatrik. Gjatë seancave të pyetjeve 27- vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike e megjithatë ai është vetë deklaruar si vrasës në emër të dashurisë. Policia lokale në Gramsh ka monitoruar ceremoninë mortore duke marrë masa për të mos lejuar incidente të mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›