E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbipesha, rreziku i parë i diabetit dhe sëmundjes së zemrës

Rreziku nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundjet tjera rritet dukshëm te personat e mbipeshë pas moshës 40-vjeçare, ka shkruar International Journal of Obesity. Në një hulumtim të realizuar në SHBA kanë marrë pjesë 8880 meshkuj dhe 9071 gra të

moshës nga 25 deri në 70 vjet. Shkencëtarët kanë pohuar se para moshës 40-vjeçare rreth 28.7% e personave të mbipeshë janë detyruar të konsumojnë barna për një varg sëmundjesh, ndërsa në mesin e personave me peshë normale kjo ka qenë 25.2%. Por, pas moshës 40-vjeçare, në mesin e personave të mbipeshë, 54,6% e tyre kanë konsumuar barna, ndërsa te ata me peshë normale vetëm 39,3%.

Vitamina K tek perimet e gjelbra, ul rrezikun ndaj diabetit
Personat të cilët me anë të ushqimin fusin në organizëm sasi më të mëdha të vitaminës K kanë gjasa më të pakta për tu prekur nga diabeti i tipit 2, bëjnë të ditur shkencëtarët holandez nga Universiteti i Utrecht. Pasi kanë përcjellë për 10 vite më shumë se 38 mijë persona, hulumtuesit kanë llogaritur se konsumimi i rritur i vitaminës K është i lidhur me gjasa 20% më të pakta për diabetin e llojit 2. Siç shkruan revista Diabetes Care, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike. Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma, K1 e cila gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 e cila gjendet në mish, djathë dhe vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo e cila ka ndikim më të shprehur në uljen e gjasave për prekje nga diabeti.

Akupunktura dhe ushtrimet fizike ndihmojnë në shërimin e artritit
Artriti në gju është forma më e zakonshme e pezmatimit të kyçeve. Një studim tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e tyre brenda 6 muajve nga dita e diagnostikimit. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. Në fakt, artriti në gju është përgjegjës për 50 për qind të rasteve të paaftësisë mes njerëzve të moshuar në Amerikën Veriore. Shkencëtarët në Kanada morën në shqyrtim 190 gra që ishin diagnostikuar më parë me osteoartrit apo artrit në gju. Rezultatet treguan se pas 6 muajsh, 80 për qind e pjesëmarrëseve në studim që kishin kryer ushtrime fizike, thanë se ndjenin më pak dhimbje dhe mund të lëviznin më lirshëm. 75 për qind e grave në studim që përdorën akupunkturën ose fasha elastike për mbledhjen e gjurit thanë se ndjeheshin më mirë. Edhe 50 për qind e grave që morën barna kundër dhimbjeve, barna natyrale shtesë ose të dyja, gjithashtu u ndjenë më mirë.

Last Updated on E Enjte, 03 Qershor 2010 08:00

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›