Banka Botërore kritikon OSSH për mungesën e investimeve në rrjet
Përfaqësuesja e bankës Botërore Camille Nuamah është shprehur se shumë reforma që Shqipëria ka ndërmarrë në sektorin e energjisë tani janë drejtuar drejt zhvillimit të tregut rajonal të energjisë elektrike, i cili sigurisht nevojitet edhe për futjen e vendit në BE. Sipas saj ndarja e sektorit të energjisë në sektorin e prodhimit që do të përfshinte hidrocentralet dhe TEC-in e ri të Vlorës, tek operatori i sistemit të transmetimit, tek privatizimi i kompanisë së shpërndarjes, pra këto ishin reforma shumë të rëndësishme. Siç e dimë bërja e reformave, duke nënshkruar një copë letër dhe "me një të rënë të lapsit" nuk janë të mjaftueshme. Juve do tju duhet të vazhdoni me zbatimin e projektit. Pra, sigurisht e para është privatizimi i kompanisë së shpërndarjes që ka për qëllim futjen e financimeve në sektor. Një nga problemet në sektorin energjisë për një kohë të gjatë ka qenë situata e tij financiare, që do të thotë shumë njerëz nuk paguajnë energjinë elektrike dhe kjo ka sjellë humbjen e energjisë për shkak të mos pagesës, ka deklaruar përfaqësuesja e Bankës Botërore. Më tej ajo theksoi se ju po prodhoni energji, por ju nuk keni mjetet e financimit për sektorin e energjisë apo për zgjerimin e rrjetit. Sipas Nuamah duhen shumë investime për të përmirësuar cilësinë e shpërndarjes. Shume projekte janë bërë në fushën e prodhimit të energjisë. Ne kemi një projekt në sigurinë e digave në kaskadën e Drinit, si dhe projekte në nënstacionet e transmetimit dhe kjo do të vazhdojë më tej, pasi kompania private të përmbushë detyrimet e saj për vazhdimin e investimeve në sektor. Pra, ne do të vazhdojmë të jemi të përfshirë në sektorin e energjisë për një kohë të gjatë. Banka Botërore ka qenë donatori kryesor në sektorin e energjisë për një kohë shumë të gjatë. Ne kemi qenë krenarë që jemi shoqëruar me një grup të madh të donatorëve për të drejtuar diskutimet me qeverinë për ristrukturimin e sektorit. Por kjo nuk ka mbaruar. Unë mendoj se ka shumë gjëra që po vazhdojnë të bëhen. Por më lejoni të theksoj disa reforma që u kryen në 4-5 vitet e fundit, të cilat janë me të vërtetë kritike. Banka, së bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë, kanë lançuar Projektin e komunitetit të energjisë për Evropën Juglindore..