E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipopullimi, “cmenden” 120 te burgosur

Te denuarit e burgut te Peqinit jane duke vuajtur pasojat e mbipopullimit te pazakonte te tij. Sipas te dhenave te Drejtorise se Burgut, aktualisht ne kete institucion vuajne denimin 920 vete, cka nenkupton koncentrimin me te madh njerezor per meter katror. Perqendrimi ne nje siperfaqe te tille ka provokuar stresin e mbipopullimit dhe crregullime nervore te te denuarit. Aktualisht ne kete institucion 120 te burgosur e kane humbur arsyen dhe vuajne nga semundje te renda depresive, semundje kronike dhe papergjegjshmeria. Drejtori i Burgut te Peqinit Shkelqim Kalemi e pranon gjendjen dhe shprehet se institucioni eshte i mbipopulluar. “Aktualisht ne kete institucion vuajne denimin 920 vete ose 300 persona me teper se kapaciteti i planifikuar. Mbipopullimi eshte shkaktuar nga perqendrimi i paraburgimit, por edhe nga deshira qe kane te denuarit e burgjeve te tjera per te kryer denimin ne kete vend”, thote ai. Kalemi pohon se cdo dite ne institucionin e tij shtohet numri i te denuarve. “Situata na ka sjelle probleme ne akomodimin e tyre, ne ajrim dhe mbi te gjitha ne marredheniet me njeri-tjetrin. Sipas te dhenave qe disponoj, 120 te denuar vuajne nga semundje te pasherueshme, nga semundje kronike dhe problemet nervore. Kategoria e te burgosurve te tjere nuk i afron dhe i debon me perbuzje. Ky eshte nje problem me vete, qe na ka shkaktuar mbipopullimi”. Gjithashtu, sipas drejtorit, kohet e fundit jane konstatuar edhe raste te grindjeve banale mes te denuarve. “E theksoj, shqetesim mbetet kategoria e te semureve, te cilet nuk i afron njeri dhe ne keto kushte bien me thelle ne deshperim”. Drejtori thote se shqetesimin ia ka percjelle instancave perkatese. “Ministria dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve jane duke bere perpjekje per ngritjen e nje burgu te ri, i cili do te lehtesonte burgun e Peqinit”, thote Shkelqim Kalemi, duke shtuar se ai mundet vetem te perkujdeset per te rritur punen e mjekeve dhe psikologeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›