Burgu, tenton te vetedigjet i denuari
Fatos Salliu
Nje i denuar, ne burgun e sigurise se larte ne Peqin, ka tentuar dje te vetedigjet. Bledar Tuna, nga Tirana, i denuar me 12 vjet burg per vepren penale te vrasjes, i ka vene flaken vetes ne kohen kur ndodhej i vetem ne dhomen e tij. Ngjarja eshte pikasur nga kujdestaret dhe rojet e sigurise, te cilet kane nderhyre per te fikur flaket. Ata kane mundur te shuajne zjarrin, duke hedhur uje mbi trupin e te denuarit dhe duke e mbeshtjelle me pas me batanije. Me pas i denuari eshte derguar ne qendren shendetesore te burgut, ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore.
Sipas Drejtorise se Burgut te Peqinit, i denuari Bledar Tuna ka kohe qe manifeston crregullime nervore. Drejtori i Burgut te Peqinit, Shkelqim Kalemi, tha dje, per “Koha Jone”, se “i denuari Bledar Tuna ka tentuar te digjet, por ngjarja eshte parandaluar ne kohe nga forcat e sigurise dhe kujdestaret, te cilet kane mundur te fikin shpejt flaket duke e shpetuar ate nga djegia”. Drejtori ka sqaruar se i denuari eshte derguar ne qendren shendetesore dhe eshte trajtuar me qetesues dhe ilace kunder djegies. “I denuari Tuna manifeston probleme nervore dhe per pasoje te denuarit e tjere nuk preferojne ta mbajne prane. Ndoshta per kete arsye ai ndjehet i braktisur dhe ka tentuar te sakrifikohet ne kete menyre”, pohoi drejtori Kalemi. Ai shtoi se, pas marrjes se ndihmes se nevojshme mjekesore, i denuari ndodhet ne gjendje te mire shendetesore dhe eshte kthyer ne normalitet.