E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ne ish-Bllok, kater ne pranga

TIRANE - Shperndaresit e droges dyndin zonat e pasura te Tiranes. Kater te rinj kane rene ne prangat e agjenteve oret e para te dites se djeshme, pasi akuzohen per shitje lendesh narkotike, heroine dhe kanabis sativa ne zonat e ish-Bllokut dhe Tiranes se Re. Te arrestuarit jane Zajmir Bani, 26 vjec dhe Jashar Kiptiu, 27 vjec, qe u kapen me 2,5 gr lende narkotike heroine dhe 100 gr kanabis sativa, si dhe Arjan Ymeri dhe Arben Hysenaj, ne rrugen “Irfan Tomini”, duke tregtuar te njejtin lloj droge, prej 21 gramesh. Te dyshuarit jane vene nen akuzen e “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Kane mjaftuar vetem dy ore aksion qe agjentet e antidroges se kryeqytetit te arrestojne te rinjte ne rruget “Deshmoret e 4 Shkurtit” dhe “Irfan Tomini”. Mesohet se Zamir Bani dhe Jashar Kuptiu, nga Durresi, jane ndaluar nga policia ne rrugen “Deshmoret e 4 Shkurtit”, prane ish-Bllokut, duke tregtuar 2,5 gr heroine dhe 100 gr kanabis sativa. Vetem dy ore me pas jane ndaluar edhe dy te rinj te tjere ne rrugen “Irfan Tomini”, Arjan Ymeri dhe Arben Hysenaj. Burime nga policia bene te ditur se kater te arrestuarit nuk kishin lidhje me njeri-tjetrin, por dyshohet se “furnizuesi” i tyre te jete i perbashket. Gjithashtu te arrestuarve iu bllokua edhe shuma prej 3 mije lekesh, e cila mendohet se eshte perfituar nga shitja e droges.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›