E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Urojme Kosoven per pavaresine”

Organizata e Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, shoqata kombetare e invalideve te LANCL, organizata kombetare e familjeve te deshmoreve te LANCL dhe deshmoret e tjere te atdheut, i derguan dje nje mesazh urimi, autoriteteve te Kosoves, Presidentit Fatmir Sejdiu, Kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kryeministrit Hashim Thaci, me rastin e shpalljes se pavaresise. “Akti i shpalljes se Pavaresise shenon ngjarjen me kulmore per Kosoven dhe per mbare kombin tone. Si mbare vellezerit tane te nje gjaku, edhe veteranet e invalidet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe pjesetaret e familjeve te Deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe te Deshmoreve te tjere te Atdheut me 17 shkurt 2008, ne Diten e madhe te Pavaresise se shtetit tuaj, jetuan caste gezimi te papershkruar per kete fitore historike”, thuhet ne kete urim. Sipas LANCL, perpjekje te shumta dhe luftera te panderprera ka bere populli vella kosovar, por Pavaresia u arrit vetem ne kete fillimshekulli, fale gjakut te derdhur lume nga trimat e UCK-se me ne krye komandantin legjendar, Adem Jashari dhe nga mbare populli trim kosovar dhe ne saje te kontributit te madh te NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›