E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucion ne varferi, pranga 39-vjecares

Nje 39-vjecare nga Elbasani eshte arrestuar per here te dyte, nen akuzen e ushtrimit te prostitucionit ne hotelet e kryeqytetit kundrejt perfitimit. Edlira S., eshte arrestuar mbremjen e se henes ne periferi te Tiranes dhe, sipas burimeve zyrtare te policise, e dyshuara ka qene duke ushtruar prostitucion kundrejt shumes prej 1500 lekesh per cdo akt seksual. Agjentet kryen aksionin pas nje informacioni te marre ne rruge operative dhe gjeten 39-vjecaren ne nje hotelin prane rruges “Selaudin Zorba”, pas Fakultetit te Mjekesise. Arestimi mesohet se eshte kryer nga specialistet e seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve. Agjentet kane pritur derisa e dyshuara ka perfunduar nje prej pazareve te radhes dhe ka marre paradhenien per te kryer edhe ndalimin. Bashke me te eshte shoqeruar edhe klienti qe ka deshmuar pagesen e 1500 lekeve per nje akt seksual. Pas marrjes ne pyetje, i riu eshte lene i lire, kurse Edlira S., eshte ndaluar per vepren penale te “ushtrimit te prostitucionit”. E arrestuara ka treguar ne polici se ushtronte kete profesion per shkak te veshtiresive ekonomike. Mesohet se 39-vjecarja eshte arrestuar edhe me pare per akuzat e “ushtrimit te prostitucionit” dhe kjo eshte hera e dyte qe ngrihet e njejta akuze. Pas hetimit paraprak, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes per hetime te metejshme.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›