E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, ne sfiden e zgjedhjeve serbe

Republika e Kosoves vihet me 11 maj para nje sfide tjeter, ate te zgjedhjeve te parakohshme serbe. Pasi ky vend shpalli pavaresine, ligjerisht serbet e Kosoves cilesohen shtetas te saj dhe ata humbasin te drejten per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te Serbise. Heren e kaluar, kur Serbia pati zgjedhje, arriti te fuse ne votim edhe minoritetin serb te Kosoves, duke i konsideruar ata shtetas te saj.
Tani qe Kosova eshte shtet me vete, shtrohet pyetja delikate: "A do te votojne serbo-kosovaret per parlamentin e ri te Serbise? Analisti britanik, Tim Judah (Xhuda), duke pohuar se Politika ne Beograd ndikon ne Kosove, thote per BBC-ne se renia e qeverise se Serbise ka nje rendesi te madhe per te ardhmen e Serbise si dhe situaten ne Kosoves. "Per Serbine, renia e qeverise do te thote shume, sepse tani me siguri zgjedhjet do te mbahen me 11 maj dhe do te vendoset ne cfare drejtimi do te shkoje fati i Serbise: ne drejtim te Bashkimit Evropian apo sic ka thene Presidenti Tadic, Serbia te izolohet, jo pergjithmone, por me siguri per disa vite".
Analisti shton se pret te shihet nese zgjedhjet e Serbise do te mund te mbahen edhe ne vendbanimet serbe ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Kjo, kur dihet qe dhe me pare udheheqesit kosovare nuk kane dashur qe votimet serbe te zhvillohen edhe ne territorin e Kosoves. "A do te interpretohet kjo si nje sfide e vertete per sovranitetin e shtetit te ri, nese po, si do te zgjidhet kjo ceshtje", pyet analisti, duke dhene nje pergjigje te shkurter: "Mendoj se ky do te jete nje problem i nderlikuar".
Judah thote se ne planin afatgjate per Serbine do te kete shume rendesi nese qeverine e re do te udheheqin radikalet apo forcat pro-perendimore. "Nese eshte nje qeveri me pro-evropiane, ka shume me pak gjasa te jene aktive ne destabilizimin e Kosoves sesa per shembull nje qeveri e udhehequr nga radikalet, sepse ata do te hiqnin dore nga Bashkimi Evropian dhe nuk do te canin koken nese do te akuzoheshin per destabilizimin e Kosoves dhe prishjen e marredhenieve me EULEX-in dhe misionin e BE", thote analisti britanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›