E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, Shqiperia shnderrohet ne vend eksportues

Blerina Hoxha
Ekonomia shqiptare ka shenuar revolucion ne eksportin e naftes vitin qe shkoi. Sipas bilancit te tregtise me jashte, gjate 2007 eksporti i naftes se paperpunuar shenoi nje rritje 144,6 per qind ne krahasim me vitin 2006 me nje vlere monetare 82 milione dollare. Per shkak se nafta nuk ka qene e perpunuar nje fuci eshte vleresuar 59,5 dollare. Sipas te njejtave burime, eksporti i naftes ne baze te volumit shenoi 257 mije tone, e cila eshte 91 per qind me shume se ne vitin 2006. Sipas ketyre te dhenave, rreth 50 per qind e naftes qe eshte konsumuar ne Shqiperi, u eksportua.
Destinacioni kryesor i eksportit te naftes shqiptare mbetet, Italia, ne te cilen u shit rreth 57 per qind e naftes qe u nxor ne Shqiperi gjate ketij viti, prej te ciles u perfituan nje vlere monetare 47 milione dollare. Me shume se 50 per qind e naftes se prodhuar ne Shqiperi u eksportua ne Itali. Pjesa tjeter ne Turqi dhe Kosove.
Mirepo, krahas eksportit, rritje shenoi edhe importi i naftes. Ne vitin 2007, ekonomia vendase ka importuar 356 milione dollare nafte, me nje rritje 29 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Importet ne tone kane shenuar 513039 tone nga 445 912 tone qe u importuan ne 2006. Me se shumti nafta u importua nga Greqia, Rusia dhe Gjeorgjia. Ekspertet ne Ministrine e Ekonomise dhe Energjetikes pohojne se interesi i investitoreve te huaj per te investuar ne Shqiperi eshte rritur shume kohet e fundit.
Kompania kanadeze, "Bankers Petroleum" per vitin qe shkoi dyfishoi eksportin e naftes pas nje veprimtarie te suksesshme ne bllokun naftembajtes Patos-Marines. Keto rezultate kane bere qe kanadezja, "Bankers Petroleum" te fitoje te drejten ekskluzive per te kerkuar naften ne fushen naftembajtese te Kucoves. Ne 2008, "Bankers" shpreson te arrije 10000 barela nafte ne dite prodhim, duke operuar 130 puse te tjere shtese ne vit.

Vendburimet, ja zonat naftembajtese
Ne Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), po punohet per pergatitjen e dokumentacioneve perkatese per zonat e caktuara studimore per zbulimin e naftes. Sipas burimeve te mesiperme, zonat ende te pastudiuara jane blloqet e lira, si ato ne zonat juglindore ne Pogradec, Librazhd, zona jugperendimore nga Vlora deri ne Sarande, Delvina, Erseka, Gjirokastra. Njekohesisht, zona potenciale per studim dhe kerkim jane edhe ato qe shtrihen nga Lushnja, Berati, Fieri, Mallakastra dhe deri ne Vlore, apo dhe nga zona Tirane, Durres deri ne Lushnje. Kerkimet per nafte dhe gaz nga kompanite e huaja nisen ne Shqiperi me fillimin e pluralizmit politik, kur ne fund te vitit 1991, u firmos e para marreveshje hidrokarbure me kompanine amerikane "Occidental", e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si "Shell", "OMW" etj. Kerkimet jane shtrire pergjate gjithe kesaj periudhe ne toke dhe ne det, pasi ish-Agjencia Kombetare e Hidrokarbureve permes nje studimi te hollesishem, percaktoi dhe blloqet per kerkim nafte dhe gazi ne Shqiperi. Vlera e investimeve nga mbi 15 kompani te huaja gjate gjithe ketyre viteve ka arritur ne mbi 500 milione USD. Aktualisht, ne nxjerrje nafte punohet ne zonen naftembajtese Patos-Marines, e studiuar qe ne vitet 30-te dhe me pas, ku rezervat gjeologjike te naftes ne te vleresohen, sipas specialisteve, ne rreth 1,3 miliard ton nafte, sasi e barabarte me 30 milione tone nafte, e vleresuar me 6,5 miliarde dollare, por ku ende shfrytezohet rreth 20% e saj, pasi nevojiten investime te rendesishme per teknologjite e nxjerrjes se naftes.

Eksporti i naftes sipas vendeve
Italia 57%
Turqia 15%
Kosova 9%
Greqia 2%
Maqedonia 5%
Serbia dhe Mali i Zi 8%
Te tjera 4%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›