Mbishkrimi i vjedhur nga Aushvici rikthehet në muze
Varshavë, 21 janar - Shenja e vjedhur me
mbishkrimin Arbeit Macht Frei apo Puna të bën të lirë nga ish-kampi nazist
i Aushvicit, është kthyer në muze.
Menjëherë pas vjedhjes, muzeu vendosi një kopje në hyrje të portës kryesore ku
qëndronte mbishkrimi.
Zëdhënësi i muzeut tha se origjinali, të cilin vjedhësit e prenë në tri pjesë,
nuk do të mund të riparohet për 65-vjetorin e çlirimit të kampit nga trupat
sovjetike, më 27 janar, 1945.
Mbishkrimi, i cili është simbol i mizorive të kryera në kamp, u vodh më 18
dhjetor dhe u zbulua disa ditë më vonë.
Ndaj pesë polakëve dhe një ish-neonazisti suedez janë ngritur aktpadi për
veprën kriminale. Polonia ka kërkuar ekstradimin e suedezit të dyshuar,
transmeton RFE.