E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për vendosje bombe në SHBA, devijon avioni

Filadelfia, 22 Janar NOA - Një avion i US Airways
me destinacion në Nju Jork u ul në Filadelfia për shkak të një kërcënimi për
vendosje bombe në avion, bëjnë të ditur burime lokale në Filaedelfia që citojnë
të dhënat në terren dhe policinë.

Pasagjerët mësohet se janë evakuuar dhe forcat
e  policisë kanë inspektuar menjëherë
avionin.Në të vërtetë, një aksesor fetar i mbajtur nga një pasagjer ortodoks hebre
është ngatërruar me një mjet shpërthyes nga një pasagjer tjetër në avion.

Alarmi çon pilotin në vendimin për të bërë një
ulje të paplanifikuar në Filadelfia.

Pasi policia është ngjitur në bordin e avionit
ka konstatuar se objekti që ka shkaktuar alarmin ishte thjesht një kuti prej
lëkure me tela e përdorur nga hebrenjtë ortodoks.

Dikush në avion ka menduar se mund të jetë
një mjet shpërthyes, - tha zëdhënësi i policisë së Filadelfias, duke shtuar se
nuk ka pasur arrestime dhe avioni ka vazhduar fluturimin.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›