E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbivendosje masive të pronave edhe në Kavajë, Durrës e Tiranë

Hetimet

Mafia e ashtuquajtur e pronave ka ekzistuar në Shqipëri, teksa njësia hetimore e quajtur Task-Forcë në Tiranë ka arritur të vërë para përgjegjësisë ligjore disa persona të akuzuar për mbivendosje pronash në bregdetin e Kavajës dhe Durrësit. Krahas tyre, qindra denoncime janë regjistruar në këtë organ akuze edhe për mbivendosje në Qarkun e Tiranës, kryesisht në zonat periferike, ku ka filluar një bum ndërtimesh për resorte, si dhe për komplekse banimi me vila. Në mes, mësohet se kanë hyrë biznesmenë që dalin nga hiçi dhe nën një emër të rremë arrijnë që të përfitojnë mijëra metra katrorë prona. Për mbivendosjet në Plazhin e Gjeneralit në Kavajë, prokuroria ka dërguar çështjen në gjykatë me disa persona të pandehur, ndërsa në lidhje me mbivendosjet në zonën e Malit të Robit, po në Kavajë, dhe për Gjirin e Lalëzit, në Durrës, çështjet janë ende nën hetim. Prokuroria filloi hetimet edhe për një pronë masive në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku një biznesmen bleu dhjetëra hektarë në zonën ku do të ndërtohej një park energjetik.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›