Vasili dënon qëndrimin e PS-së
Raporti i SHISH
Lëvizja Socialiste për Integrim i sugjeron Partisë Socialistë t'u drejtohet organeve të specializuara të hetimit për akuzat e saj për praninë e mafies italiane, ruse dhe izraelite në ekonominë shqiptare. Nënkryetari Petrit Vasili komentoi deklaratën e një dite më parë të deputetit Erjon Braçe, mbi raportin e SHISH-it për këtë vit. "Deklarata të tilla, të një peshe dhe rëndësie të tillë, nuk e kanë vendin më për t’u bërë në publik. Ato duhet t’u referohen institucioneve përkatëse, të cilat merren ekskluzivisht me luftën ndaj fenomeneve të tilla”, tha Vasili.
#