E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbjellim te gjithe dhe te shikojme nese na arrestojne te gjithëve!!

Më erdhi për të qarë e për të qeshur kur lexova për nënë Feridenë. Një dramë e madhe. Dhe një komedi e madhe e hikoprizisë njëkohësisht. Ja kjo është shoqëria që kemi ndërtuar.

Duke parë se mungon shteti për Mediun, Bashën, & Co, duke parë se nuk marrin nismën më të vogël për Lazaratin, duke parë që arrestojnë një plakë 75-vjeçare për drogë, ftoj të gjithë shqiptarët të kultivojnë drogë sa të munden dhe ku të munden…

Kjo është pasojë e varfërisë së tranzicionit pa kufij, që kemi dhuratë nga politika jonë. Ata mbjellin, shpërdorojnë fondet tona, abuzojnë me taksat tona, vrasin dhe kur u kërkojmë shërbimet për të cilat paguhen, sillen me një arrogancë e përçmim sikur nuk janë njerëz, të cilët jetojnë në të njëjtin vend me ne, “popullin”. Mbjellim të gjithë dhe të shikojmë nëse na arrestojnë të gjithëve.. !!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›