E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimi im mbi debatin e lexuesve on-line për virgjërinë

Në blogun e “Shekulli”-t është hapur një temë shumë interesante për virgjërinë, bazuar në një shënim të doktor Adem Harxhit. Për mua, të diskutosh virgjërinë është një temë që kërkon shume delikatesë.

Njeriu në jetë edhe mund të gabojë dhe, pendimi, mbase është aq i madh sa do të donte të kthente kohën prapa, vetëm e vetëm që të mos e realizonte një gjë për të cilën kaq shumë u pendua.

Unë e di shumë mirë që në këtë botë ka shumë femra që e kanë humbur virgjërinë dhe shpesh mendojnë pse e lejuan veten të shkojnë në atë pikë….

Pikërisht, nëse kjo vajzë do të më ishte paraqitur si një mundësi për mua dhe gjatë takimit me të më rrëfehet për këtë gjë, them se gjëja që do të kisha vlerësuar më shumë te kjo vajzë është kurajoja që zgjodhi për t’u treguar e sinqertë.

Do t’i kisha dhënë vlerësimin që i takon dhe do arrija ta falja këtë gjë. Gjykimi im do të ishte ndalur në të mirat e të këqijat e tjera që ka ajo. Pra, ajo që më intereson nuk është se çfarë ka bërë në të kaluarën, (kur as e njihja, as më njihte), por çfarë qëndrimi mban për të kaluarën e saj. Kjo dëshmon, në fakt, çfarë qëndrimi do të mbajë për të ardhmen e saj.

Shumë të rinj shqiptarë janë hipokritë të thekur. Ka djem që, pasi kanë patur të dashura 10-15 vajza, u erdhi “radha të zgjedhin” dhe duan “të virgjërën”. Jo mik, çfarë ke mbjellë do të korrësh!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›