Mbledhja BE vlereson marreveshjen Vazhdoni bashkepunimin per 12 rekomandimet

Anetaresimi KE Perpjekje me te medha ne gjyqesor pronesine dhe luften ndaj krimit te organizuar
Bashkimi Evropian e vleresoi me nota pozitive dje marreveshjen e fundit te arritur mes mazhorances dhe opozites per nje sere reformash dhe votimin e ligjeve me shumice te cilesuar dhe njekohesisht kerkoi vazhdimesine e saj deri ne permbushjen e plote te 12 rekomandimeve. Sipas Komisionit Evropian i cili zhvilloi dy dite me pare ne Bruksel mbledhjen per ceshtjet e jashtme hapat e fundit lidhur me bashkepunimin e qeverise dhe opozites ne ngritjen e nje komisioni parlamentar per reformen zgjedhore si dhe per ngritjen e nje grupi pune per procedurat parlamentare jane pozitive dhe si te tilla ato duhen vleresuar. Por nga ana tjeter BE theksoi se keto zhvillime pozitive duhen percuar edhe me tej ne menyre te tille qe sipas nderkombetareve te tejkalohet plotesisht ngerci politik. Ne menyre te permbledhur Shqiperia ka bere progres te limituar per te permbushur kriteret politike per anetaresim dhe per 12 prioritetet kyce per hapjen e negociatave - thuhej ne raportin e BE-se per Shqiperine.
Perfundimet
Komisioni Evropian pershendeti arritjen e dialogut politik konstruktiv mes mazhorances dhe opozites i cili u pervijua me ngritjen e komisionit ad-hoc per reformen zgjedhore dhe ate ndryshimit e rregullores se Kuvendit por edhe miratimin e projektligjeve te rendesishem me 3/5 qe kerkojne bashkimin e votave te mazhorances dhe opozites. Sipas Komisionit Evropian keto zhvillime pozitive duhet te pervijohen edhe me tej ne permbushjen e 12 rekomandimeve te cilet do te benin te mundur theksohet ne raport marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave per anetaresim ne BE. Zgjedhjet e fundit te muajit maj u konsideruan ne pergjithesi konkurruese dhe transparente. Megjithate procesi elektoral u shenua nga disa mangesi te cilat duhen adresuar brenda kornizes ligjore te reformes. Ne menyre te permbledhur Shqiperia ka bere progres te limituar per te permbushur kriteret politike per anetaresim dhe per 12 prioritetet kyce per hapjen e negociatave - nenvizohet nga KE-ja. Me tej komisioni u kerkoi krereve te politikes shqiptare dhe opozites te vijojne bashkepunimin dhe te kapercejne ngercin politik te tejzgjatur. Keto hapa pozitive duhet ti sherbejne tejkalimit te ngercit qe ka karakterizuar dhe dominuar skenen politike. Ne kete kontekst BE percaktoi edhe disa nga fushat ku nevojiten me shume perpjekje plotesimin e 12 rekomandimeve ku nder to u perfshi gjyqesori lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit mbrojtja e minoriteteve dhe te drejtat e pronesise. Vetem pasi te permbushen keto Shqiperia mund te ece perpara drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian - thuhet ne konkluzionet e KE-se. Nder vleresimet me te medha per Shqiperine BE ne raportin e saj cilesoi ato per miratimin e kater ligjeve te para qe kerkonin shumice te cilesuar votash qe jane pikerisht kater nga Kodet e Republikes se Shqiperise Kodi Detar Ajror Hekurudhor dhe me se fundi edhe Kodi Rrugor. Por sipas BE-se marreveshja e arritur mes paleve duhet te pervijohet edhe me tej deri ne plotesimin e plote te 12 rekomandimeve te cilesuara si pikat kryesore mbi te cilat duhet te mbeshtetet politika shqiptare per te marre statusin e kandidatit. Pak kohe me pare vendi mori pergjigjen e dyte negative per statusin kjo kryesisht a ardhur per shkak te ngercit politik dhe mungeses se dialogut mes paleve. Por arritja dhe venia ne zbatim e marreveshjes mes dy forcave kryesore politike tre jave me pare shihet nga nderkombetaret si nje mundesi e mire ne rastin kur ky konsensus te zhvillohet edhe me tej per marrjen e statusit te kandidatit vitin e ardhshem.
Fyle Shqiperia ka bere progres
Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle pas takimit me ministrat e Jashtem te BE-se theksoi se Shqiperia ka bere progres kohet e fundit. Pervec Serbise dhe Malit te Zi ne patem nje diskutim te mire me ministrat e jashtem mbi Maqedonine mbi Shqiperine ku kemi verejtur progres javet e fundit nje progres te vazhdueshem ne Islande si dhe mbi Bosnjen lidhur me sfidat e vendit para se te aplikoje per anetaresim - tha Fyle.
Reagimi PS Do kontribuojme per te mos humbur statusin per here te trete
Pas publikimit te raportit te BE-se per Shqiperine Partia Socialiste reagoi dje ndaj konkluzioneve te tij duke i cilesuar ato si nje kuader kuptimplote mbi deficitin demokratik e njekohesisht si nje draft te rendesishem mbi te cilin duhet te punohet per te mos humbur shansin e trete ne marrjen e statusit. Keto konkluzione tregojne qarte se cfare e ka lene Shqiperine mbrapa te gjitheve ne rrugen e integrimit dhe cfare duhet te beje pa humbur kohe Shqiperia per te mos rihumbur per te treten here statusin e kandidatit per Bashkimin Evropian - thuhej ne deklaraten e PS-se. Ne kete kontekst selia roze shprehu vullnetin e saj per te kontribuar ne marrjen e statusit kandidat vitin e ardhshem. Partia Socialiste nenvizon vullnetin e palekundur te saj per te bere gjithcka i takon qe nje deshtim i trete te shmanget.