E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e 425 e qeverisë Berisha: Ndryshuam historinë, gjeografinë e gjeostrategjinë e vendit

Tetë vite qe ndryshuan pergjithmone historine, gjeografine, gjeostrategjine e Shqiperise! Me këtë notë e vlerëson punën e tij si Kryeministër, por dhe kabinetit të tij qeveritar përgjatë qeverisjes 8-vjeçare në krye të vendit, ish kreu i PD-së, Sali Berisha. Ndërsa sot zhvilloi dhe mbledhjen e tij të fundit si Kryeministër, në pritje të lënies zyrtarisht të detyrës me dekretimin e qeverisë së re, Berisha nuk harron të shprehë mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre qe mbeshteten ndryshimet e mëdha nga qeveria e tij.

Te dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-te dhe e fundit e dy mandateve te mazhorances se PD. Ne 7255 ligje, akte normative dhe vendime te miratuara ne keto mbledhje si dhe qindra e mijera veprimtari te tjera kombetare dhe nderkombetare u ndryshua ne menyre perfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqiperise dhe shqiptareve. Fjala e pare qe me vjen ne mendjen time dhe qe buron nga zemra eshte: Mirenjohje, mirenjohje e pakufishme ndaj te gjithe atyre qytetareve, bashkpuntoreve te mi, punonjesve te administrates shtetrore, miqve te huaj qe mbeshteten me perkushtim, aftesi, pasion dhe dashuri keto arritje! shkruan Berisha në facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›