Tevez në vend të Van Nistelroit
Rud Van Nistelroi është operuar në gjurin e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të sezonit. Duke parë situatën, Reali ka menduar të hidhet në merkato dhe objektiv është sulmuesi argjentinas i Mançester Junajted, Karlos Tevez. Aleks Ferguson e ka lënë në stol sulmuesin, i cili nuk mund ta vazhdojë më kështu aventurën në këtë skuadër. Sipas "Daily Mirror", argjentinasi mund të transferohet te Real Madrid, i cili ka demonstruar sërish interes. Një tjetër i rrezikuar në Madrid është edhe trajneri Bernd Shuster. Një nga kandidatët më të pëlqyer për ta zëvendësuar gjermanin është Roberto Mancini.