E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e KDK-së, LSI ndryshon strukturat

Lëvizja Socialiste për Integrim zëvendëson strukturat drejtuese të saj. Në mbledhjen e djeshme të Komitet Drejtues Kombëtar është vendosur që sekretar i përgjithshëm i LSI-së të zgjidhet Luan Rama, post ky që deri tani mbahej nga Petrit Vasili. Ndërsa ky i fundit është zgjedhur nënkryetar i LSI-së duke iu shtuar kështu listës së nënkryetarëve të zëvendësuar pas largimit nga strukturat dhe të kritikuesve Sabit Brokaj e Pëllumb Xhufi. Pak muaj më parë, LSI në një tjetër mbledhje të saj të KDK-së vendosi të largonte përfundimisht nga gjiri i saj pesë zyrtarët rebelë, të cilët u shprehen kundër bashkëqeverisjes së kësaj force politike me PD-në. Pas largimit të zëvendëskryetarit Pëllumb Xhufi, KDK-ja vendosi që ta zëvendësonte me Edmond Haxhinaston, në vend të kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së që deri atëherë ishte mbajtur nga Haxhinasto është zgjedhur Edmond Panariti. Në postin e nënkryetarit të partisë është zgjedhur Lefter Koka, i cili ka zëvendësuar Filloreta Kodrën, e cila tashmë është bërë zëvendësministre e Punës. Monika Kryemadhi është zgjedhur në postin e sekretares organizative. Ndërsa anëtarët e Kryesisë, Ndre Legisi, Fatos Klosi, Sabit Brokaj dhe Mustafa Muçi janë zëvendësuar nga emra të rinj. Këtyre ndryshimeve të bëra pak kohë më parë iu shtua tjetër dhe një tjetër lëvizje, ajo e emërimit të Ardit Çelës si sekretar për marrëdhëniet me publikun, por që deri tani e mbante Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›