Mbledhja e KLD-së, pritet zgjedhja e nënkryetarit të ri

Mbledhje e Keshillit te Larte te Drejtesise / Foto arkiv
Në mbledhjen e sotme të KLD-së pritet të zgjidhet nënkryetari i ri I këtij institucioni, vend i mbetur vakant pas largimit të Kreshnik Spahiut muaj më parë.
Zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është pika e parë e mbledhjes së sotme, ku pritet që Presidenti Topi të propozojë Ilir Mustafën, i cili i përket shtresës së të përndjekurve politikë. Por propozimi i Topit, sipas të gjitha gjasave, nuk do të gjejë mbështetjen e përfaqësuesve të maxhorancës në KLD.
Të enjten e kaluar, Kuvendi votoi vetëm me votat e maxhorancës Elvis Cefën, për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Opozita dhe tre deputetë të LSI-së nuk morën pjesë në votim.
Deputetët e PS-së e cilësuan të parregullt mënyrën e votimit, duke theksuar se kryetarja Topalli po përpiqej të kontrollonte votën e deputetëve të maxhorancës.
Maxhoranca synon që përveç postit të anëtarit të KLD-së, Cefa të marrë edhe atë të nënkryetarit. / G.N.